Ish-pronarët, qeveria harron
kthimin dhe kompensimin

Ish-pronarët, qeveria harron<br />kthimin dhe kompensimin
TIRANE-31 dhjetori i këtij viti është afati kohor, pas të cilit të gjitha dosjet, që kanë dorëzuar ish-pronarët pranë AKKP-së, mbeten pa një zgjidhje. Nuk ka asnjë projektligj për shtyrje të afatit, të paktën deri më sot

Odiseja" e kthimit dhe kompensimit të pronave duket se po kthehet në një process pa fund. Më 29 korrik të vitit 2004, mazhoranca socialiste e kohës kishte miratuar ligjin për këtë çështje, sipas të cilit procesi për njohjen duhej të përfundonte më 31 dhjetor 2006. Pesë muaj para këtij afati, qeveria Berisha ndryshoi afatin, duke e shtyrë deri më 30 qershor të vitit 2008. Pas kësaj, vjen amendimi tjetër: më 10 prill të vitit 2008, mazhoranca aktuale vendos shtyrjen e re, deri më 30 qershor të vitit 2009, çka dukej qesharake, duke patur parasysh se çfarë ishte bërë deri atëhere dhe sa mund të bëhej vetëm brenda 12 muajve pasardhës.
Ky afat u shkel dhe më 22 korrik të vitit të kaluar u vendos që 31 dhjetori 2011 të ishte afati i fundit. Ndërkohë, nuk ka ndryshuar afati 10-vjeçar për pagesën në të holla të kompensimit nga buxheti i shtetit. Sipas nenit 23 të ligjit, duke filluar nga viti 2005 dhe për një periudhë 10-vjeçare rresht, Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, cakton Fondin e Kompensimit, i cili administrohet nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuara. "Për periudhën nga njohja e së drejtës së pronësisë deri në marrjen e shpërblimit në formën e kompensimit në të holla, subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë", ve në dukje ligji.
Por, ish-pronarët janë vënë përballë një situate bllokimi total. Janë mijëra dosje që flenë në arkivin e Agjencisë së Kthimit e të Kompensimit të Pronës, ndërkohë që tashmë hidhet ideja e një strategjie të re, që është sugjeruar edhe nga Këshilli i Evropës, pas konstatimit të Gjykatës së Strasburgut se një ortek i vërtetë kërkesash nga ish-pronarët shqiptarë ka mbërritur në të dhe të gjitha rastet deri tani janë zgjidhur në favor të tyre.
Afati për ndryshimin në ligj ishte nëntori 2011, por qeveria shqiptare as që e vuri ujin në zjarr.
Lidhur me kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuar, nga qeveria është thënë se ky proces nuk ka filluar ende masivisht për arsye se ende nuk ka përfunduar identifikimi dhe përcaktimi përfundimtar i fondit për kompensim fizik, "për shkak të pamundësisë objective". Identifikimi i këtij fondi kërkon që në radhë të parë të përfundojnë: regjistrimi fillestar i pasurive që ofron garantimin e titullit të pronës; legalizimi i zonave informale, informatizimi dhe transferimi i pronës publike pranë njësive të qeverisjes vendore; privatizimi i objekteve shtetërore; administrimi i pyjeve dhe kullotave; përfundimi i planeve rregulluese urbanistike në zonat bregdetare etj.
Përfshirja e këtyre proceseve paralele, kërkon gjithashtu një koordinim eficent ndërinstitucional në mënyrë që procesi të përparojë me saktësi dhe shpejtësi. Këto procese ose janë të vonuara, ose, siç është rasti me legalizimet, janë të bllokuara.
Ndërkohë, AKKP ka paraqitur vështirësitë në analizën dhe vendimin për dosjet, duke thënë se ato konsistojnë kryesisht në mungesën e dokumentacionit të plotë provues, çka e vë administratën në vështirësi serioze të trajtimit të shpejtë të tyre.
Në shumë raste janë hasur kërkesa, të cilat nuk kanë të administruar pothuaj asnjë dokument, i cili të vërtetojë të drejtën e pronësisë të subjektit pretendues, e madje as adresë të saktë të kërkuesit, çka e vonon dukshëm edhe trajtimin e dosjes. Një dukuri tjetër e vërejtur kohët e fundit është edhe shtimi i numrit të kërkesave të reja të subjekteve pretendues, kërkesa të cilat janë rivendosur në afat nëpërmjet një vendimi gjyqësor, ka deklaruar kreu i saj, Elvis Çefa. Por ai nuk është shprehur se pse nuk kanë marrë zgjidhje edhe ato raste, kur çdo gjë ka qenë në rregull nga ana e pronarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’