Agjencia për Trajtimin e Pronave ka bërë publike listën e pasurive të paluajtshme që do përdoren për kompensimin fizik. Ligji i ri për kompensimin e pronave thotë se në fondin e pasurive të paluajtshme, që mund të përdoren për kompensim fizik, bëjnë pjesë sipërfaqe toke, pronë shtetërore, të cilat nuk ushtrojnë funksion publik.
“ATP-ja mund të përdorë për kompensim fizik me pronë shtetërore pasuri, të cilat, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, figurojnë në pronësi të shtetit dhe plotësojnë, të paktën, njerën nga kushtet e mëposhtme: a) Toka të ndodhet ndërmjet ose ngjitur pronave/pronës së kthyer me vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor;
b) Toka të mos ketë asnjë funksion public. c) Toka të mos ketë vlerë më të madhe se sa vlerësimi i tokës së njohur për kompensim. ç) Toka, fizikisht, me vërtetimin e organit kompetent për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, nuk prek infrastrukturën apo ndonjë zhvillim publik të ardhshëm’,- parashikon ligji i ri për pronat.
/Shqiptarja.com

Dokumentat
Subjektet e interesuar, të cilët disponojnë një vendim përfundimtar që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, që të përfitojnë kompensim fizik, sipas këtij kreu, duhet të paraqesin: a)kërkesën për kompensim fizik me pronë shtetërore, pranë ATP-së. b) sipas rastit, vendimin përfundimtar të ish-AKKP-së, ish-ZRKKP-së. c)vërtetim nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për statusin juridik të pronës që kërkohet. ç)vërtetimin nga bashkia se sipërfaqja e tokës, sipas studimit dhe/ose gjendjes faktike, nuk ka funksion publik.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com