TIRANE - Në një kohë kur vëmendja e politikës është vendosur te reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare ish pronarët i kujtojnë politikës se nuk ka përmbushur rekomandimin e KE-së që kërkon në mënyrë eksplicite që strategjia për pronat të konsultohet me grupet e interesit dhe sipas vendimeve që ka dhënë Gjykata e Strasburgut.
Shoqata e Pronarëve Shqiptarë akuzojnë qeverinë se po gënjen Komisionion Europian duke mos përmbushur në mënyrën e duhur rekomandimin e vendosur për hartimin e një strategjie dhe plani aksioni për planin e cështjen e pronësisë në vend.
Ish pronarët thonë se strategjia dhe plani i veprimit janë hartuar pa transparencë nga Ministria e Drejtësisë dhe janë miratuar vetëm javën e kaluar nga ana e Këshillit të Ministrave.
Sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Agim Toro, citon ti ketë thënë gazetës “Shqip”, se ështe e patolerueshme që përfaqësuesit e qeverisë nuk morën në konsideratë shoqatat e pronarëve si partnerë në kuadër të hartimit të strategjisë dhe planit të veprimit për zgjidhjen e cështjes së pronësisë në vend.
“Ne jemi thirrur nga Ministria e Drejtësisë pak muaj më parë në një tryezë e cila ishte fiktive përsa i përket marrjes së mendimeve tona, sepse ne nuk u përfshimë në grupin e punës për hartimin e kësaj strategjie. Në vend që të na kërkojnë mendime, ne na u paraqit një dokument i përgatitur që më herët”- thotë Toro.
Ish pronarët deklarojnë se qeveria vijon të nxjerrrë ligje antikushtetuese sa i përket cështjes së pronësisë. Toro thekson se qeveria në hartimin e kësaj strategjie nuk ka marrë parasysh as vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtave të Nerjiut, kusht ky i shprehur qartë në rekomandimin e KE.
STRATEGJIA
Strategjia ndërsektoriale 8 vjeçare, e hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që mori miratimin e Këshillit të Ministrave një javë më parë, nuk është shoqëruar me faturë financiare dhe me numrin e saktë të pronarëve që presin të kompensohen.
E përcaktuar si një strategji e cila do të zbatohet në vitet 2012- 2020, ky dokument duket se nuk pasqyron situatën reale në terren sa i përket cështjes së pronësisë, shkruan gazeta Shqip. Pranë Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut ka aktualisht rreth 58 kërkesa kundër Shqipërisë për pronat.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com