Pilaf me pulë i mbështjellë në petë
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 5 gota ujë
- 10 kokrra piper i zi
- 1 karrotë
- 1 qepë e vogël
- 1 gotë e gjysmë oriz
- 1/3 e gotës gjalpë
- 1/2 e gotës qepë e grirë
- 1 lgj fruta të thata
- 6 petë byreku
- Kripë, erëza sipas shijes
- Gjalpë të tretur për petët
Përgatitja:

Pulën e ziejmë me qepën, karrotën dhe piperin kokërr për rreth 1 orë. Largojmë lëkurën pasi e kemi hequr nga tenxherja dhe kullojmë lëngun. Shtojmë orizin me masën 1 me 2 dhe e lëmë të gatuhet ngadalë. Sipër i vendosim një pecetë që të përthithë avujt në vend të kapakut. Ndërkohë në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë dhe frutat e thata, shtojmë më pas orizin duke e përzier për 1 minutë. Në fund shtojmë erëzat dhe pulën që e kemi bërë në fije. Lyejmë një tavë me gjalpë, shtrojmë petët një e nga një duke i spërkatur me gjalpë, shtojmë masën e orizit dhe mbulojmë pjesën e sipërme me petë si byrek. E spërkatim sipër me gjalpë dhe e pjekim në furrë në 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta. Pasi të jetë gati e kthejmë përmbys nga tava në pjatancë dhe e servirim të ngrohtë.
MC/Shqiptarja.com
Komente

