Përmes një letre dërguar Drejtoreshës së Departamentit të Ekzekutimeve të Vendimeve, Shoqata kërkon që kjo Gjykatë të mos ndryshojë qëndrim nga vendimet e dhëna deri tani.
Më letër pronarët theksojnë se nuk mund të pajtohen me asnjë pikëpamje, që justifikon paaftësinë e autoriteteve për të trajtuar në mënyrë efektive pasojat e politikave të veta.
Ata thonë se është e papranueshme që gabimet e bëra nga qeveritë të cënojnë një të drejtë themelore që është ajo e pronës.