Ish-regjimentin e Kimisë i kalon
MSH, do kthehet në spital psikiatrik

Ish-regjimentin e Kimisë i kalon<br />MSH, do kthehet në spital psikiatrik
TIRANË - Ministria e Shëndetësisë do të marrë në administrim "ish-regjimentin e Kimisë”, me vendndodhje në Shtish-Tufinë, për ta kthyer atë në një spital psikiatrik.
 
Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, mësohet se qeveria ka vendosur të pranoje ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Shëndetësisë, të sipërfaqes prej 12 600 m², pjesë e pronës nr. 84, me emërtimin “Ish-Regjimenti i Kimisë”, me vendndodhje në Shtish – Tufinë, Tiranë, sipas plan-vendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për ndërtimin e një spitali të psikiatrisë ligjore dhe të një qendre kurative për të sëmurët me probleme të kolonës vertebrale.
 
Sipërfaqja prej 12 600 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind) m², pjesë e pronës nr.84, me emërtimin “Ish-Regjimenti i Kimisë”, me vendndodhje në Shtish – Tufinë, Tiranë, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr. 515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
 
Ministrisë së Shëndetësisë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës, apo ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Shëndetësisë dhe krye regjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës