TIRANE- Në kuadër të ndryshimeve ligjore, Ministria e Financave ka bërë publike listën e ish-të dënuarve politikë, të cilët janë gjallë dhe kanë marrë vetëm një këst të dëmshpërblimit, por në këtë listë nuk janë përfshirë trashëgimtarët.
Gjithashtu bëhet e ditur se personat e përfshirë në këtë listë duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave dokumentacionin sipas kategorisë përkatëse, e cila parashikohet në ligjin e ri, që ka hyrë në fuqi më datë 14 shtator të këtij viti.
"Shqiptarja.com" sjell listën e plotë të personave përfitues që duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm.
Të gjithë të interesuarit që duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme të grupuara sipas kategorive të përshkruara në ligj:
Për kategorinë e parë me prioritet, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”
-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”
-Certfikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
-Nr. Llogarie bankare në Lek në në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”
-Raport mjeko- ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithësecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga:
KEMCAP (KEMP-i epror) ose Raport mjeko-ligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuar nga:
Qendra Shëndetësore Universitare “ Nënë Tereza”
Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”
-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit
-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda; territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e katërt me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”

-Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur;
-Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur;

Për kategorinë e pestë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të rradhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”
-Certifikatë vdekje të personit ish të dënuar;
-Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të rradhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më;
-Certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur;
-Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor;
-Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më;
-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.
Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”
-Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit;

Shënim: Dokumentet e kërkuara duhet të futen në një zarf të bardhë ku në veënd të dukshëm të shkruhet emri i ish të dënuarit që përfiton dëmshpërblimin dhe numri i dosjes. Dokumentet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve ose mund të postohen në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesës së Dëmshpërblimeve, Tiranë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com