TIRANE- Ish të përndjekurit politikë, por dhe një pjesë e klasës së biznesit në vend propozojnë si pasardhës të Bamir Topit, Hajredin Fratarin, ish I përndjekur politik, por i njohur edhe si sipërmarrës në fushën e ndërtimeve. 30 shoqata I kanë dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Berisha. Kreut te PS Rama, ambasadorëve të SHBA dhe Danimarkës etj, ku thuhet se është thelbësore që kreu I shtetit të jetë një personalitet I cili të qëndrojë mbi palët politik. Janë 30 shoqata që përfaqësojnë të dënuarit e diktaturës që kanë dhënë”ok” kandidaturës së zotit Fratari. Kjo është pohuar një ditë më parë edhe gjatë një interviste televizive që zoti Fratari dha për NTV.
“Nëse zgjidhem President, do luftoj korrupsionin. Si kryetar I KLD do luftoj për një sistem drejtësie të ndershëm dhe një shtet të pastër”, thotë në intervistën e tij për NTV Fratari. Biznesmeni I ndërtimit mundohet të jetë luajal më dy forcat kryesore politike në vend. Vlerëson politikën aktualë të qeverisë ndaj biznesit, por dhe programin politik të opozitës në mbështetje të shtresës së ish të përndjekurve politikë.
Hajredin Rauf Fratari ka qenë ish i burgosur politik për 8 vjet në burgjet e Burrelit, të Ballshit, të Qafbarit dhe të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu pjesëmarrës aktiv në lëvizjet demokratike dhe është një nga protagonistët kryesorë të 20 shkurtit 1991, në rrëzimin e monumentit të diktatorit dhe të simboleve komuniste. Nga 3 nëntori 2011 e deri më sot, ai është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Shqiptare të Rrëzimit të Simboleve Komuniste. Nga viti 2005 e në vazhdim, Fratari është president i Konfindustrias Shqiptare.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com