TIRANE-Ish-të përndjekurit politikë mbështesin presidentin Topi dhe ish-deputetin Biberaj në deklarimin e tyre se pranë kryeministrit dhe në grupin parlamentar të PD ka ish-sipunë të Sigurimit të Shtetit dhe njerëz që kanë qënë të lidhur me nomenklaturën komuniste. Gjergj Ndreca dhe Besim Ndregjoni, dy ish-të përdrejkur dhe drejtues të dy shoqatave të të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë shprehen se vendi qeveriset nga pasardhësit e udhëheqësit shpirtëror të tyre, Enver Hoxha, ku kanë futur në dorë tërë pasuritë e shqiptarëve, kanë shitur tokat turistike, detin dhe po vjedhin shqiptarët pa dallim.
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpërthyer dje në akuza kundër kryeministrit, duke deklaruar se kryeministri Berisha është pjesë e nomenklaturës dhe se mbështet spiunët dhe bijtë e nomenklaturës për të qeverisur vendin. Si e komentoni ju?
Gjergj Ndreca: Këta që janë në pushtet sot janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe pjellë e nomenklaturës komuniste. Të gjithë e dinë se çfarë është marrëveshja e "Katovicës" dhe si u zbatua ajo me përpikmëri në Shqipëri nga Ramiz Alia, i cili krijoi partitë politike në Shqipëri. Gorbaçovi udhëhehqësi sovjetik kërkoi me insistim që të krijohen nga njerëzit e pushtetit komunist partitë politike dhe të mbahej nën kontroll pluralizmi, Bashkimet Profesionale të ktheheshin në Sindikata dhe të pajiseshin me prona për t'i shërbyer regjimit të ri, me njerëzit e regjimit të vjetër.
Besim Ndregjoni: Deklarata e Presidentit të Republikës Bamir Topi është një deklaratë e përgjegjshme dhe për më tepër akuza e tij është më se e vërtetë. Në qeveri dhe në grupin parlamentar të PD ka njerëz të ish-sigurimit të shtetit por dhe të lidhur me nomenklaturën komuniste. Madje ka qënë Parlamenti dhe kryetarja e e saj, Jozefina Topalli ata që kanë vendosur gjithnjë kundër ish-të përndjekurve, duke vënë në zbatim hakmarrjen e etërve të tyre shpirtërore ndaj kësaj shtrese të vuajtur dhe të persekutuar.
Ju po thoni se njerëzit e ish-nomeklaturës janë instaluar në krye të qeverisjes së vendit dhe kanë zënë postet kyçe të administratës shtetërore dhe pushtuar gjyqsorin shqiptar?
Gjergj Ndreca: Dhe njëherë i referohem marrëveshjes së "Katovicës" në të cilën me urdhër të Mihail Gorbaçovit u vendos që përveç krijimit të partive politike, përfaqësuesit e nomenklaturës të pasuroheshin dhe të merrnin dhe pushtetin ekonomik. Pas kësaj të vinin në pushtet dhe të mos lëviznin më, duke mbrojtur në një formë të re regjimin komunist dhe duke siguruar vazhdimësinë e këtij regjimi. Shihni me vëmendje kush është në pushtet, kë mban më afër kryeministri dhe do të dalloni qartë se janë njerëz të ardhur nga ky regjim. Shihni kush e ka pushtetin ekonomik, kush ka miliona dhe blen postin, votën dhe gjithçka, kurse ata që vuajtën burgjeve të komunizmit nuk kanë asgjë. Këta pushtetarë shitën pasurinë kombëtare, shitën detin, kufirin, tokat më të mira turistike, ndërsa shtresën tonë të përndjekur po e lënë të zvarritet për paratë që na takojnë dhe me ligj, duke na përdorur vetëm në prag fushatash. Ky është një turp, kjo është një fyerje për këtë shtresë të vuajtur.
Besim Ndregjoni: Shtresa e ish-të përndjekurve politikë nuk është në bashkëqeverisjen e vendit, pavarësisht se për 21 vite me radhë kjo shtresë ka votuar të djathtën dhe Partinë Demokratike. Shikoni kush është në qeveri, kush është ministër, kush ka postet kyçe ku merr udhë dëmshpërblimi i të përndjekurve dhe të persekutuarve, ku merr udhë dëmshpërblimi i ish-pronarëve, të cilët dhe ata u shpallën asokohe të padëshirueshëm për regjimin komunist. Asnjë ish-i përndjekur nuk është në këto poste, ne vetëm një post kemi, atë të Insitutit të Integrimit, ku është Simon Miraka dhe ai po merret me punët e veta dhe bërtet çdo ditë: rroftë qeveria dhe rroftë Berisha. Unë mendoj se kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë dhe duhet të jenë përfaqësuesit tanë ata që do të kujdesen për ne, për të integruar këtë shtresë të vuajtur keqas nën thundrën e diktaturës komuniste.
Duke mbetur tek akuza e Topit se vendi po qeverisët nga spiunët e ish-Sigurimit të shtetit, bijtë e nomenklaturës komuniste dhe bashkëpuntorët e tyre, sa mendoni se është përqindja e tyre në qeveri, grupin parlamentar të PD dhe administratën publike?
Gjergj Ndreca: Që janë të gjithë këta pasaardhës të udhëheqësit shpirtëror Enver Hoxha, nga piramida e qeverisë e deri poshtë në nivelet e ulta të qeverisjes këtë nuk e luan as topi. Shtetarët e sotëm që kanë mbërthyer politikisht dhe ekonomikisht shtetin, janë boshti i së keqes në Shqipëri, dhe përbëhen nga ish-spiunë të sigurimit të shtetit, ish-pinjollë të nomenklaturës, njerëz që kanë përfituar nga të fuqishmit e Bllokut, që kanë shërbyer aty. Për të folur përmes shifrave, shprehja më e saktë do të ishte: kush nuk është, pasi ata që nuk janë pjesë e nomenklaturës dhe e sigurimit janë më të paktë në numër. Mendoj se vetëm 10 përqind mund të jetë njerëz që kanë ardhur me forcat e tyre në poste të larta dhe janë të papërlyer, ndërsa pjesa tjetër është pikërisht pjellë e këtij boshti të së keqes.
Besim Ndregjoni: Unë jam shprehur dhe vazhdoj të shprehem se duhet të hapen dosjet e sigurimit të shtetit, në mënyrë që të gjithë ata që kanë qënë spiunë, që kanë shërbyer te udhëheqja e atëhershme e regjimit të largohen, që të pastrohet qeveria dhe parlamenti nga spiunët. Të gjitha vendet e Evropës lindore kanë miratuar ligjin dhe kanë hapur dosjet e diktaturës, sipas rezolutës së miratuar nga Këshilli i Evropës. Unë jam habitur kur pashë se të gjithë bijtë e atyre deputetëve dhe martirëve që u vranë për bomben e sajuar në ambasadën sovjetike dëgjonin pa zë se çfarë thoshte Berisha për presidentin Topi. Pasi ishte pikërisht presidenti Topi ai i cili u kujtua dhe u investua për të dekoruar prindërit të tyre martirë. Në përfundim unë po i përgjigjem dhe pyetjes suaj se në qeverinë dhe grupin parlamentar të PD ka më shumë se 75 përqind ish-spiunë të Sigurimit të shtetit dhe njerëz të lidhur me regjimin e Enver Hoxhës.
Dhe një pyetje të fundit, mendoni se do të arrihet që të miratohet një ligj në Parlament për hapjen e dosjeve dhe ju si shtresë të përdnjekurish të merrni një vlerësim moral dhe material për vuajtjet që keni hequr për 45 vjet?
Gjergj Ndreca: Unë nuk kam asnjë shpresë që nga këta bij të boshtit të së keqes, njerëz të nomenklaturës të kem një mbështetje. Madje pasardhës të atit të tyre shpietëror Enver Hoxha nuk dëshirojnë që ne të ecim as rrugës, pasi u duket sikur u kemi zënë rrugën, sikur i pengojmë në punët e tyre të pista. Do të dëshiroja që të gjithë spiunët, bijtë e nomenklaturës të largoheshin nga pushteti, qeverisja dhe postet e administratës, gjyqësorit dhe në të gjitha nivelet. Fishta ka thënë: "Moj Shqipni e mjera Shqipni, qenka keq me të dashtë ty". Këta njerëz nuk i duan shqiptarët, nuk e duan vendin e tyre dhe unë do të vazhdoj me mënyrat e mija të luftoj kundër diktaturës. Nuk kam asnjë shpresë që këta njerëz në pushtet të më dëmshpërblejnë moralisht dhe materialisht për vuajtjet e mija. Përkundrazi këta po na i shtojnë vuajtjet.
Besim Ndregjoni: Mendoj se duhet të miratohet ligji për hapjen e dosjeve dhe të gjithë ata që janë spiunë dhe të lidhur me diktaturën të largohen nga qeveria dhe nga parlamenti. Unë për veten time e kam hapur dosjen që në vitin 1996, është verifikuar dhe dola i pastër, pasi u registrova si kandidat për deputet. Jam i mendimit se kush të kandidojë për deputet apo të ketë aspiratë për ministër, të thonë në fillim: hapni dosjen time, pastaj të jem në Kuvend ose në një post ministror. Por deri më tani nuk kam parë asnjë që të bëjë një gjë të tillë. Sa për dëmshpërblimin, ka 21 vjet që askush nuk është kujtuar për ne, duke na dhënë lekët që na takojnë me pikatore, ndërsa dëmshpërblimi moral është një utopi. Mendoj se pa vënë në postet rhabilituese nga shtresa jonë nuk zgjidhen problemet tona, pa u dënuar komunizmi nuk marrin fund vuajtjet tona në këtë regjim të ri.
(Intervista u botua ne gazeten shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com