TIRANE- Disa prej ish-të përndjekurve politik kanë marrë disa këste dëmshpërblimi nga ana e qeverisë. Vetë kryetari i kësaj greve, Fatmir Hoxha theksoi për gazetën “Shqiptarja.com” se disa prej të dënuarve që ishin aty kanë marrë një pjesë të këstit të dëmshpërblimit. “Këstet na janë dhënë, por jo aq sa na takojnë. Kemi marrë dhe për këtë duhet të jemi realistë, por i kanë marrë me pikatore jo të gjitha dhe ajo që u takon këtyre njerëzve”,- tha Fatmir Hoxha.
Kësisoj kjo grevë nuk bëhet për atë shtresë që nuk ka marrë asnjë këst, por për të marrë të gjitha parat. Kjo gjë u dallua edhe në kërkesat e tyre ndaj qeverisë në mënyrë që të ndërpresin grevën e urisë. Në një listë prej pesë kërkesash, që në krye të saj rezulton se është dëmshpërblimi financiar. “Dëmshpërblimi brenda 2 viteve të të gjitha kësteve. Status special për ata ish të përndjekur që janë gjallë. Rikthim në administratë. Shtimi në dëmshpërblim të internimit. Dënimi i figurës së diktatorit Enver Hoxha”,- ishin kërkesat e ish-të përndjekurve.
Në grupin e djeshëm të ish-të përndjekurve ishin edhe dy persona që kanë marrë pjesë edhe në grevën e nëntorit të vitit 2012 duke dëshmuar një çarje të ish-të përndjekurve. Konkretisht Sadik Jahja, ish-i përndjekuri nga Kurbini ishte i rreshtuar dje përkrah grupimit të ri. Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, Jahja theksoi se ishte bashkuar me grevën e re pasi nuk i ishin zgjidhur problemet. “Unë jam këtu pasi ende nuk më është zgjidhur e drejta dhe prapë kam kërkuar që të më zgjidhet e drejta ime”,- tha Jahja.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com