TIRANE - Një grup ish-të përndjekurish kanë zhvilluar sot një takim me ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, nga i cili siç thanë kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesat e tyre dhe dëmshpërblimet.

Këta ish-të përndjekur akuzuan të dënuarit e tjerë që kanë hyrë në grevë urie. Sipas tyre ata nuk janë ish-të përndjekur, pasi nuk kanë bërë asnjë ditë burg dhe se po bëjnë grevë politike.

“Ne dolëm shuam të kënaqur me bisedën me ministrin. Prioritet do jenë ish-të përndjekurit që janë ende gjallë. Ata që janë në grevë nuk janë të përndjekur politikë, por të frymëzuar nga politika. Nuk kanë qenë asnjë ditë në burg, i ka futur PD në grevë”, tha njëri prej tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)