Gjatë seancës së sotme të kuvendit, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka diskutuar lidhur me pr/ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ahmetaj ka deklaruar se maxhoaranca e majtë ka dhënë 70 milion dollarë shpërblim për ish të përndjekurit. Nga ana tjetër, ministri i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të votojë ndryshimet për të përshpejtuar pagesën ndaj ish të përndjekurve politikë.
Kemi hequr kushtin, për ta bërë të mundur pagesën ndër vite, për kategorinë e ish të përndjekurve politik. Maxhoranca ka dhënë 70 mln dollarë dëmshpërblim për këtë kategori. Ndërsa mbi 220 mln dollarë janë dhënë vitet e fundit në total. I kërkoj kuvendit të votojë ndryshimet për të përshpejtuar pagesën ndaj ish të përndjekurve politikë.
Arben Ahmetaj