TIRANE - Greva e ish-të përndjekurve politikë ndodhet sot në ditën e 6 të saj ku 14 prej tyre ndodhën në çadrën e urisë ndërsa 3 të tjerë ende në spital për trajtim mjekësor.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm grevistët kanë bllokuar derën e Institutit të ish-të përndjekurve për shkak se drejtori juridik i këtij instituti Orkid Spahiu ka etiketuar sipas tyre në media disa prej tyre si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit.
Ndërkaq gjendja e tyre shëndetësore vjen duke u rënduar, ndërsa vetë ata kanë përsëritur disa herë se nuk do të tërhiqen nga greva deri në realizimin e kërkesës së tyre, marrjen e dëmshpërblimeve brenda dy viteve të qeverisjes. Pranë tendës së grevës, qëndron një autoambulancë për rastet e përkeqësimit të shëndetit të grevistëve.

(Në foto: Pamje nga greva e urisë së ish-të përndjekurve politikë) Foto të tjera
Dy ditë më parë televizioni A1 Report, bëri publike një video e cila tregonte financuesin e PD, Arben Ibroja duke shpërndarë para një personi misterioz, pranë tendës së grevës së ish-të përndjekurve duke hedhur dyshime për një grevë të financuar nga PD
Ndërkohë lidhur me grevën e urisë, Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ditë më parë u shpreh se do të negociojë vetëm me ish-të përnjekurit e vërtetë dhe jo me Fatmir Hoxhën i cili sipas ministrit ka marrë dëmshpërblime në vlerën 39 milionë lekë pa bërë asnjë ditë burg, duke shtuar se ndaj tij ka edhe një kallëzim penal për vjedhje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO