TIRANE - Ish-të përndjekurit nisin grevën e dytë të urisë pas asaj të tetorit të 2012-ës, përmes së cilës kërkojnë ndër të tjera, dëmshpërblimin në total të pagesave brenda dy viteve të para të qeverisjes dhe përfitimin e një statusi special për të gjithë anëtarët e kësaj shtrese, që janë gjallëVendimi i tyre për të nisur grevën e urisë, është shoqëruar me përleshje fizike mes tyre, policisë dhe deputetëve të Partisë Demokratike të cilët dolën në mbështetje të kësaj nisme.

Ata kërkojnë rritjen e dëmshpërblimit të caktuar, duke përfshirë në vitet e dënimit edhe vitet e internimit. Po ashtu, të nxirren jashtë ligjit, partitë e majta ekstremiste, si Partia Komuniste.

Hap pas hapi, edhe kjo grevë e dytë "ndërtohet" njësoj si tjetra që ka nisur prej 8 ditësh pranë Piramidës, me tenda dhe banja portative që janë sjellë me shpejtësi dhe po ashtu, instaluar me shpejtësi.

Në orën 22:00, kreu demokrat Lulzim Basha ka folur për mediat sapo ka dalë nga tendat e grevës nr.2 që po zhvillohet kundër Qeverisë, në oborrin e Kuvendit. Ai ka konfirmuar se Partia Demokratike është forca politike që po i mbështet të dyja grevat kundër qeverisë “Rama”. Lexo: Basha konfirmon se do mbështesë edhe grevën nr.2

Në orën 19:00, greva e ish-të përndjekurve shtohet edhe me dy anëtarë të tjerë, Lulzim Eminin dhe Bedri Dinin, duke e çuar në 14 numrin total të grevistëve.

Në orën 18:30, TV "A1Report! mëson emrat e 12 ish-të përndjekurve që do të futen në grevën e urisë tek Kuvendi. Ata janë:
  1. Fatmir Hoxha
  2. Uilson Dida
  3. Shaban Dida
  4. Feriz Mulgeci
  5. Sadik Jahja
  6. Shahin Murishti
  7. Bedrie Bozaxhiu
  8. Xhane Dusha
  9. Syrja Ferro
  10. Fiqiri Xhellari
  11. Mithat Tafani
  12. Fadil Dema
  13. Lulzim Emini
  14. Bedri Dini
Në orën 17:00 ka vazhduar montimi i tendave para selisë së Kuvendit, ndërsa gjithçka ka nisur rreth orës 13:20 të ditës së sotme, kur policia ndaloi vendosjen e çadrave për zhvillimin e grevës para selisë së Parlamentit, përballë Institutit të ish-të burgosurve politikë.

Sipas uniformave blu, greva nuk mund të zhvillohej pasi pasi ishte njoftuar vetëm për protestë. Kaq ka majftuar për tu kthyer në një përleshje fizike mes palëve, pasi policia pengoi ngritjen e çadrave. Përleshja mes tyre ndodhi në momentin që para parlamentit u gjend automjeti me pajisjet për instalimin e çadrave. Policia nuk ka lejuar të nxirren materialet e në këtë moment ish-të përndjekurit dhe deputetët e PD janë përplasur me policnë.

Në orën 13:55 janë sjellë pajisjet përngritjen e çadrës përbri Parlamentit pas pajisjes me leje për zhvillimin e grevës ku 10 ish-të përndjekur politikë pritet të bëhen pjesë e grevës së urisë. 

Pjesë e kësaj situate është bërë sërish deputeti Gent Strazimiri, i cili vetëm një ditë më parë u përfshi në një përplasje fizike me deputetetin socialist Xhemal Qefalia dhe më tej me kolegun socialist Armando Prenga.
 
Strazimiri, bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, deputetin Flamur Noka, Aldo Bumçin, Arben Ristanin, genti Bogdanin janë gjendur pranë në këtë situatë pasi dolën në mbështetje të kauzës s ëish-të përndjekurve.

NIS NGRITJA E ÇADRES PERBRI PARLAMENTIT

Ora 13:55 Policia ka lejuar ngritjen e çadrave përbri Parlamentit pas pajisjes me leje për zhvillimin e grevës. Pritet të futen në grevë këta ish-të persekutuar: Shaban Hoxha; Fadil Dema; Bedrie Bojaxhiu; Fadil Daje; Sadik Jakja; Shahin Rushiti; Fiqiri Fejzullahu; Aqif Dervishi; Asllan Dida dhe Fatmir Hoxha.


strazimi noka
(Në fotot, deputetët e PD Gent Strazimiri dhe Flamur Noka, Alban Zeneli gjatë përplasjes me policinë)

noka
(Në fotot, deputetët demokrat Aldo Bumçi dhe Flamur Noka gjatë përplasjes me policinë)

BOGDANI: POLICIA NË SHKELJE FLAGRANTE TË LIGJIT
Ora 13:55 Deputeti demokrat tha se Policia e Shtetit është në shkelje me ligjin, pasi lejet i jep pushteti lokal.
 
“Policia e shteti njoftohet, sipas ministrit të brendshëm është dicka siopas ligjit është dicka tjetër, lejet për tubim i jep pushteti lokal, policia njoftohet për të garantuar siguri, jo ti dhunojë. Policia është në shkelje flagrante të ligjit”, u shpreh deputeti demokrat Gerti Bogdani.  

PALOKA: RAMA I VURI TE DIGJEN, GREVA E DREJTE, S’KA LIDHJE ME NE
Ora 12:45 Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se gjatë zhvillimit të grevës së parë të urisë së-ish të përndjekurve politikë (kur Rama ishte në opozitë dhe qeveria Berisha në pushtet), i vuri në protestë të digjen që ai të fitonte pushtetin.
 
“Rama i detyron të futen dhe njëherë në një sakrificë sublime, por jo vetëm kaq, kërkon ta pengojë këtë kërkesë për të drejtat e tyre. Asnjë nga këto greva s’bëhet për karriget tona. PD nuk është duke kërkuar pushtetin, ish-të përndjekurit dhe ish nëpunësit kërkojnë të drejtat e tyre kundër kësaj qeverie dhe kundër çdo kujt që ju cënon. Ne si deputetë të PD na keni mbështetje për cdo qëndrim do mbani për të drejtat tuaja. Sot ju cënohen nga bijtë e atyre që ju futën në burgje. Ne jemi këtu as për ta nxitur as për të provokuar, tani jemi njoftuar që policia kërkon edhe sot si ditën e parë kur hynë në grevë urie ish-nëpunësit, që kërkuan të drejtën e punës, po i  pengon një të drejtë kushtetuese ish të përnejkurve. Është evidente që greva nuk ka lidhje me ne”, - u shpreh Paloka.

ISH-TE PERNDJEKURIT POLITIKE PARALAJMERUAN GREVEN E URISE, JA KERKESAT
Të përndjekurit politik kanë paralajmëruar nisjen e një tjetër greve urie. Pas ditës së 8-të së ngujimit nga shoqata e të larguarve nga puna, një tjetër nismë kërkohet të ndërmerret prej shoqatës së ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Ata tubuan sot përpara parlamentit ku kërkuan përmbushjen e kërkesave të tyre.

Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara, Fatmir Hoxha gjatë një deklarate për mediat përpara selisë së ish-të përndjekurve politik tha se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të hyjnë në grevë urie pa afat, e cila parashikohet të zhvillohet para Parlamentit.
 

Të përndjekurit kërkojnë nga qeveria:

Dëmshpërblim në total të pagesave brenda dy viteve të para të qeverisjes dhe përfitimin e një statusi special për të gjithë anëtarët e kësaj shtrese, që janë gjallë. Ministri, Erion Veliaj ka deklaruar dje se për ta është akorduar një shumë prej 18 milionë eurosh dhe se prioritarë do të jenë të përndjekurit që janë gjallë.

Në listën e kërkesave që ishtë dënuarit politik është edhe shtimi i masës së dëmshpërblimit për të gjithë ata persona që janë internuar gjatë komunizmit dhe rikthimi në mënyrë të menjëhershme në administratën shtetërore të ish-të përndjekurve politik të larguar pa të drejtë nga puna.

Gjithashtu ata kërkojnë dënimin e figurës së Enver Hoxhës dhe parties Komuniste, pa përjashtuar krimet dhe kriminelët që i kanë kryer ato. 

kerkesat e ish te perndjekurvelejet e ish te perndjekurve
(Në foto: Lejet e ish-të përndjekurve për tubim)

Redaksia online
(arsh/grm/Shqiptarja.com)