TIRANE- Ministria e Financave ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve të ish- të dënuarve që nuk kanë marrë ende asnjë këst të dëmshpërblimit. Në njoftimin zyrtar të ministrisë bëhet e ditur se janë 757 dosje që janë përfunduar, ndërsa përfitues janë rreth 4100, ku përfshihen trashëgimtarë të rangut të parë por dhe të dytë. Në listat e publikuara në faqen zyrtare të ministrisë vihet re se ka ngatërresa me emrat ose mbiemrat. Ndërsa në disa raste vihet re mos përputhja e vendimit të qeverisë me emrin që është vendosur në dosje. Ndaj dhe kërkohet që vetë palët e interesuara të paraqiten për të verifikuar të dhënat. Por jo vetëm kjo. Janë një sërë të dhënash që është kërkuar të plotësohen.
/Shqiptarja.com











