TIRANE - Publikohet lista e dytë radhazi e ish të përndjekurve të cilët përfitojnë këstin e tretë të pagesës për vitet e burgut të kryera para viteve ’90. Ministria e Mirëqenies Sociale ka bërë publike listën me 953 ish të dënuar politikë që do të përfitojnë këstin e tretë. “Me publikimin e kësaj liste nis zyrtarisht shlyerja e këstit të tretë për ish të përndjekurit politikë dhe ky është një tjetër premtim i mbajtur i Ministrisë së Mirëqenies Sociale për këtë kategori” thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni.
Sa i përket listës ajo është hartuar në bazë të dokumentacionit që vetë ish të përndjekurit kanë dorëzuar pranë Ministrisë së Financave dhe asaj të Mirëqenies Sociale, rezultojnë se mes 953 emra ka edhe persona publike të cilët kanë marrë dëmshpërblimin. Një prej tyre është edhe Skënder Tufa, ish i dënuar politik i cili në grevën e zhvilluar nga ish të përndjekurit vite me parë ka kërkuar dëmshpërblim për vitet e burgut. Po kështu, edhe gjatë këtyre muajve të fundit, Tufa nuk i ka kursyer deklaratat e tij ku ka kërkuar të dëmshpërblehet.
Në listën aktuale rezulton se Skënder Tufa do të marrë këstin e tretë me një shumë prej 782.387 lekësh. Po kështu në këtë listë rezultojnë se janë të tjerë persona “VIP” të cilët do të marrin dëmshpërblim. Mes tyre është edhe opinionisti Fatos Lubonja i cili do të përfitojnë një pagesë prej 1 milion lekësh. Po të njëjtën shumë do të përfitojë edhe këngëtari Sherif Merdani, si dhe ish-gjenerali Rahman Parllaku. Në këtë listë përfitues janë edhe Telat Agolli, Maks Velo, Visar Zhiti, Kasem Trebeshina, Eduart Ypi, Bashkim Shehu, Besa Dume, Uran Kostreci, Lajde Kokalaj, Fatos Paçrami, Adem Allci etj.
Sa i përket vitit të ardhshëm, Ministria e Mirëqenies Sociale ka parashikuar që fondin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve ta rrisë me 11 për qind; nga 18 milion dollarë që ishte këtë vit, në 20 milion dollarë. Gjithashtu në këtë vit, do të ketë edhe përshpejtim të me disbursimin e kësteve, sidomos për ata ish të burgosur që jetojnë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com