Përmbytjet në Kosovë, autoritetet: Gjendja po qetësohet, uji po largohet me pompa

KOSOVË- Situata e përmbytjeve e shkaktuar nga moti i keq në disa zona të Kosovës është drejt normalizimit. Ditën e premte nuk ka pasur reshje shiu, kjo i ka lejuar autoritetet të punojnë sot në largimin e ujit nga banesat e prekura nëpërmjet pompave.

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, Kosova ka kaluar të premten një natë të qetë.

“Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët”, thuhet në njoftim.

Vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut më 19 janar, ndërsa komunat më të prekura janë Skënderaj, Mitrovica e Jugut dhe Istog. Për pasojë raportohet për dëmtime në disa banesa, biznese, bujqësi dhe akse rrugore.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025