TIRANË - Ish të përndjekurit dhe të burgosurit politik, të mbledhur përpara parlamentit kanë kërkuar nga qeveria dëmshpërblimet e viteve të burgimit. Skënder Tufa e Fatmir Hoxha kanë akuzuar njëzëri se qeveria Rama po tallet me ta.
Gjatë protestës ata kanë tentuar të godasin makinat e zyrtareve me domate, por policia ka neutralizuar përpjekjen.
“Gjendja aktuale e të përndjekurve politik është tejet e rëndë. Ashtu siç po rendohet gjendja e çdo shqiptari nga qeverisja e kalamajve me kollare që kanë shndërruar qeverinë në OJQ private me anë të të cilës fyejnë dhe varfërojnë në mënyrë ekstreme qytetarët”- tha Skënder Tufa.
Ndërsa Fatmir Hoxha u shpreh se “ Të burgosurit janë pronarë, janë njerëz që i shërbejnë kombit, ndërsa këta kanë një gjë të veçantë nga ne, janë anti shqiptarë dhe asgjë tjetër.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO