TIRANE- Plagosi ish-shefin e tij kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës Florenc Hoxha, por autori Indrit Deliaj 12 orë pas ngjarjes ende nuk është prangosur nga policia e kryeqytetit. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Priskës në një lokal pranë banesës së Hoxhës, ku ky i fundit ishte në shoqërinë e Deliajt dhe disa personave të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Tiranës, mësohet se Florenc Hoxha është qëlluar me thikë në trup nga ish-shoqëruesi i tij, Indrit Deliaj, i larguar nga puna dy muaj më parë.
Fillimisht sipas bluve konflikti ka qenë verbal e fizik për të përfunduar në plagosje me armë të ftohtë ndaj Hoxhës, i cili pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.
Veç identifikimit të autorit të ngjarjes, policia shoqëroi 3 persona të cilën kanë qenë në shoqërinë e Hoxhës dhe Deliajt të cilët kanë deponuar se plagosja ndodhi papritur në gjaknxehtësi, pasi ata nuk e kanë pritur që Deliaj të ishte i armatosur.
Brenda pak kohësh, kjo është ngjarja e dytë kriminale në të cilën përfshihet kreut i INUV Hoxha, ku po në të njëjtin vend si mbrëmjen e djeshme, ai u përfshi në një tjetër konflikt, ku mbeti i plagosur një fqinj i tij.
Ndër pistat kryesore të hetimit deri në këto momente për plagosjen me thikë ndaj Florenc Hoxhës mbetet një debat i çastit ndërmjet tij dhe ish-truprojës së kreut të INUV Tiranë.
Hoxha ndërkohë ndodhet dhe në proces gjyqësor nën akuzën e shpërdorimit të detyrë, vepër penale për të cilën vetë kreu i INUV pretendon pafajësinë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Plagoset me thikë drejtori i INUV, Florenc Hoxha