‘Isha i bindur se po t’i vrisja ata, do jetoja i lirë!’ Dëshmia e re e ‘Anjshtanjit’ italian trondit hetuesit! 17-vjeçari rrëfen se si vrau babanë, nënën dhe vëllanë

‘Isha i bindur se po t’i vrisja ata, do jetoja i lirë!’ Dëshmia e re e ‘Anjshtanjit’ italian trondit hetuesit! 17-vjeçari rrëfen se si vrau babanë, nënën dhe vëllanë

Ricardo, gjatë pushimeve në jaht, me babanë Fabio dhe vëllanë, Lorenzo

Milano- Hetuesit, policët dhe psikologët italianë janë të çorientuar. Ata po përballen me ngjarjen më të pazakontë në motivet që përmban, masakra e 1 Shtatorit në bllokun e vilave karakteristike të Padernu Dugnano, në Monza të Milanos.

Para tyre për më shumë se 48 orë kanë pasur një 17-vjeçar që cilësohet si gjeni në Matematikë apo “Anjshtanji i ri”, që jep një version të çuditshëm për shkaqet e krimit të trefishtë. Ai është i mbijetuari i vetëm i familjes së tij, teksa Ricardo akuzohet se ka vrarë pa mëshirë me thikë babanë biznesmen, Fabio, që sapo kishte festuar ditëlindjen e 51-të, nënën Daniela, 49 vjeçe dhe vëllanë e vogël, Lorenzo, 12 vjeç.

Për një adoleshent me këtë nivel inteligjence në shkenca, duket si e pakapërcyeshme pista që ai jep. Teksa hetuesit e pyesin se çfarë donte të arrinte me atë kasaphanë, ai përgjigjet:

“Isha i bindur se duke i vrarë ata mund të jetoja i lirë. Duke u shkëputur nga familja ime mund të kisha jetuar vetëm!”. Por a nuk mund ta fitonte këtë liri duke pritur edhe 3 javë, sa të mbushte moshën 18 vjeç, por i duhej kjo masakër? Dhe ka diçka që nuk bind hetuesit, teksa Ricardo shkon më tej në dëshmi gati ekstreme.

1725257898_FamiljaMulinoBiancoviktimatbabainndhevllaisidhe17vjeariidyshuar.JPG

Familja dhe Ricardo gjatë pushimeve verore

Më pas ai specifikon një nga objektivat e tij:

“Doja të shkoja të luftoja në Ukrainë një ditë. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kam bërë”, shkruan “La Repubblica” detaje nga hetimet.

Pyetjet kalojnë te arsyeja e atij tërbimi.

“Mendova se një plagë me thikë do të mjaftonte për të vdekur. Pastaj pashë se ata po vazhdonin të vuanin. E kisha mbajtur këtë mendim gjatë gjithë ditës”, ka dëshmuar i mituri.

Hetuesit nuk insistojnë në detaje por 17-vjeçari vazhdon të çlirohet nga barra e tij: shpjegon se e ka surprizuar vëllanë e vogël në gjumë, pasi ka ndezur dritën në dhomë dhe më parë kishte pritur pas derës. Nëna e tij shkoi me vrap dhe në fund babai i tij që u godit në shpinë:

“U kthye, më kërkoi të ndaloja dhe thërriste ndihmë”, dëshmon ai.

Por nuk mbaron këtu, pasi nis inskenimin për alibinë. Godet me thikë edhe jastëkun e tij, para se të dilte me armën e ftohtë në dorë nëpër rrugë.

“Para se të telefonoja 112, mendova t'u thosha se ishte nëna ime ajo që goditi me thikë vëllanë dhe babanë tim. Pastaj ndryshova mendje”, vijon studenti.

Tufa lulesh të vendosura nga qytetarët italianë, në shtëpinë ku ndodhi krimi

Dhe detyra më e vështirë tani mbetet për psikologët, pasi besohet se 17-vjeçari duket sikur kishte rënë në një “pus të errët”, në faktorë ende të pashpjegueshëm. Hetuesit, magjistratët, policët dhe psikologët janë të çorientuar.

“Pse? është pyetja e madhe në këtë rast – përsërit prokurorja në detyrë e të miturve, Sabrina Ditaranto – por është gjithmonë përgjigjja më e vështirë për t’u arritur në një krim kaq të rëndë. Duhet të kënaqemi me gërmimin. Nga pikëpamja gjyqësore nuk kemi një motiv të kuptueshëm teknikisht. Nga pikëpamja sociologjike, hipotezat dhe hetimet janë të hapura”, shkruan “La Repubblica”.

Tani i mituri mbahet në një zonë të posaçme për këtë kategori, në qendrën fillestare të pritjes në Beccaria, me psikologë dhe edukatorë.

Familjarët e tij të mbijetuar, gjyshërit dhe xhaxhallarët, bëjnë të ditur se nuk kanë ndërmend ta braktisin, pavarësisht gjithçkaje.

“Ata mblidhen rreth tij – konfirmon prokurori – dhe kjo tregon se është një familje e shëndoshë”.

Teksa përjashtohet bashkëpunimi me një autor të dytë, pasi nuk janë gjetur gjurmë dhe shenja, hetimet vijojnë. Materiali elektronik dhe në letër i sekuestruar gjatë inspektimit të ri të mëngjesit të së hënës në vilën në Paderno nga Karabinierët e Seksionit Hetimor, do të analizohen me kujdes, së bashku me celularët e marrë tashmë gjatë natës së tmerrit.

Hetuesit tani janë të përqendruar vetëm tek motivi, pse? I mituri mbrohet nga avokatja Chiara Roveda dhe objektiv është gjetja e “shkëndijës” që solli masakrën.

Një nga ato është rezultati i dobët në Matematikë, mbartja e pikëve të provimit që është pritur me surprizë të madhe në familje. Hetuesit thonë se ka pasur zhgënjim nga familjarët kur mësuan lajmin dhe kjo ndoshta e ka trishtuar të riun, që kishte qenë gjithmonë një student i shkëlqyer. Këtë verë ai kishte qenë me pushime, si me familjen, ashtu edhe me kushërinjtë dhe miqtë.

“Më i besueshëm duket reagimi për festën e ditëlindjes së babait, e festuar me të afërmit (gjyshërit dhe xhaxhallarët). Në përvojën time – hipotezon prokurorja Ditaranto – mund të ketë përkeqësuar shqetësimin, festimet janë gjithmonë momente të veçanta për ata që vuajnë. Por asnjë gjest i tij e veçantë nuk ishte vënë re gjatë mbrëmjes. E sigurt është se ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë i rezervuar, çdo qëndrim i menduar në ditën e babait mund të kishte kaluar pa u vënë re”.

Ricardo me familjen, gjatë pushimeve në Venecia

A ka ky 17-vjeçar dy personalitete? Ndoshta edhe një ekspertim psiko-analitik do të ndihmonte në çështje. Dhe dyshimet janë të forta.

Një student i shkëlqyer që shkakton gati shuarjen e familjes së tij, për motive të deritanishme jo të forta dhe bindëse. Që ndryshon alibinë herë pas here, që u përpoq të inskenonte krimin e trefishtë si autorësi të të atit, me një aktrim gati perfekt. I qetë dhe i pashqetësuar pas ngjarjes, teksa priste karabinierët, të cilët i kishte telefonuar dhe i gatshëm për atë që vjen më pas.

«Eja! Babai më ka goditur me thikë nënën dhe vëllanë tim! "A janë gjallë?" “Jo, as babai im. Ata kanë vdekur! Ata kanë vdekur!' “A vrau veten?”, këmbëngul operatori. "Jo, e vrava!".

Kjo telefonatë në sallën operative tani është objekt analize edhe e psikologëve. Teksa tani 17-vjeçari dëshmon i qetë se “duhet të çlirohej” dhe të ishte i lirë, pasi “ndjente shtypje”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Autokolona e stafit të kandidatit për zv/president të SHBA dhe medias përfshihen në aksident! Ja si paraqitet gjendja e Walz, po shkonte për miting

Autokolona e stafit të kandidatit për zv/president të SHBA dhe medias përfshihen në aksident! Ja si paraqitet gjendja e Walz, po shkonte për miting