TIRANË- Ish ambasadori i i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini komentoi në Report Tv tensionet në veri të Kosovës, si edhe draftin e propozuar nga qeveria shqiptare për krijimin e asociacionit me shumicë serbe në Kosovë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ish-ambasadori thotë se Serbia ka axhendë prej një shekulli që të krijojë të tilla situata në terren me qëllim që të krihen rrethanat për ndarjen e veriut nga Kosova.
“Skenari ka qenë i dukshëm dhe atëherë dhe sot, të mbahet një situatë e tensionuar në Kosovë, të japë përshtypjen që një pavarësia e Kosovës nuk po jep stabilitet rajonal. Intenca e dytë e Beogradit është të krijojë një situatë në terren që të krijohen rrethanat për ndarjen e veriut të Kosovës, por mendoj që në këtë pikë bashkësia ndërkombëtare është e qartë. Këto janë axhenda serbe që një shekull”, u shpreh Ukshini.
I pyetur se cila nga palët po gabon në sjelljen diplomatike, Ukshini shprehet se është faji i bashkësisë ndërkombëtare që ka ecur me hapa shumë të vegjël në procesin e dialogut.
“Gabimi më i madh ka qenë i bashkësisë ndërkombëtare. Ka qenë një dialog me hapa të vegjël”, vijoi ai.
Sa i takon draftit të Ramës, Ukshini thotë se nuk mund të hartohej pa u ulur në dialog me qeverinë e Prishtinës.
“Shqipëria nuk e ka potencën diplomatike as ekonomike. Nuk mund të marrësh një iniciativë, mund të jetë e mrekullueshme, por bëj një dakodancë më qeverinë e Kosovës. Pa një marrëveshje me Prishtinën zyrtare nuk funksionon, aq më tepër që ne kemi parlamentin, presidentin. Ai propozim mund të këtë në vetvete qëllime të mira, nuk dyshoj në këtë pikë, por qëndron problemi që Shqipëria nuk mund të jetë bartëse e nismave të tilla pavarësisht se mund ta kenë hartuar ndërkombëtarët. Mendoj që një shtet që dertiminon dinamikat për arritjen e marrëveshje janë SHBA”, u shpreh Ukshini.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë
24 Dhjetor, 19:23
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07