Këngëtari Liam Payne u përball me vështirësi gjatë kohës së tij në Buenos Aires para vdekjes së tij.
Burime të revistës People thonë se ish-anëtari i One Direction ishte "përzënë" më herët nga një hotel tjetër në Buenos Aires, para ngjarjes tragjike të 16 tetorit.
Sipas këtyre burimeve, 31-vjeçarit iu kërkua të largohej "pasi ai po shqetësonte të ftuarit e tjerë dhe dukej i dehur".
Pablo Policicchio, drejtori i komunikimit për Ministrinë e Sigurisë së Buenos Aires, pati deklaruar për People se këngëtari "u hodh nga ballkoni" i dhomës së tij të hotelit, teksa një raport paraprak i autopsisë zbuloi se Payne vdiq nga lëndimet e shumta pas rënies, sipas Zyrës së Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese.
Autoritetet deklaruan se asnjë lëndim nuk sugjeroi se ishte përfshirë ndonjë palë e tretë. Zyra e prokurorit që trajton rastin konfirmoi gjithashtu se një raport toksikologjik është në pritje.
Shokët e Payne, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik bënë homazhe për këngëtarin në Instagram.
"Jam vërtet i shkatërruar nga vdekja e Liam," filloi Styles një mesazh, duke ndarë: "Gëzimi i tij më i madh ishte t'i bënte njerëzit e tjerë të lumtur dhe ishte një nder të isha përkrah tij ashtu siç e bëri."
Nial Horan, i cili ndoqi koncertin e Payne më 2 tetor në Buenos Aires, u shpreh se ishte “me fat që e pa atë për herë të fundit”.
“Mjerisht nuk e dija që pasi ta përshëndesja dhe përqafoja, do t’i thosha lamtumirë përgjithmonë. Është zemër thyese”, shkroi ai./Kosovapress
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.6%
-
Opozitës
75.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2437
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bota e muzikës në zi, vdes në moshën 31-vjeçare ish-anëtari i grupit britanik ‘One Direction’! Ra nga kat i tretë i hotelit, enigmatike rrethanat! Ja çfarë dyshohet
17 Tetor, 08:03
-
U dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërron jetë i burgosuri
16 Tetor, 11:07
-
E rëndë në Itali! Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar, po kalonte vijat e bardha (EMRI)
14 Tetor, 09:22
-
Aksident i rëndë në Valias të Kamzës, karambolohen dy mjete, vdes në vend 36-vjeçari
25 Shtator, 09:00
-
VIDEO/ Boca Juniors bie në shtëpi, River Plate fiton në 'Bombonera'! Vendasit i ndal VAR-i në 'Superklasiken' argjentinase
22 Shtator, 10:50
-
Studimi: Kriza e superbaktereve mund të përkeqësohet, afro 40 mln njerëz mund të vdesin deri në 2050
17 Shtator, 12:15
-
Itali/ Bëri operacion plastik për zmadhimin e gjoksit, 50-vjeçarja ndërron jetë pas 5 ditësh
14 Shtator, 11:57
-
Brazili pesë humbje radhazi, rrezikon pjesëmarrjen në Botëror! Disfatë edhe për Argjentinën
11 Shtator, 16:12
-
Itali/ U vdes vajza në operacion, familjarët rrahin mjekët (VIDEO)
7 Shtator, 17:45
-
Tiranë/ Gjendet i dekompozuar trupi i një të moshuari pranë shkollës ‘Andrea Stefani’
3 Shtator, 11:22
-
Arrestohet në Argjentinë anëtari i “Brigadave të Kuqe” italiane, bleu shtëpinë ku u mbajt peng Aldo Moro! Prej 44 vitesh në kërkim
30 Gusht, 10:09
-
Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!
21 Gusht, 10:28