Eurodeputetët e Komisionit të BE vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Fredi Beleri ekskluzivisht për Report TV: Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj

Eurodeputetët e Komisionit të BE vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Fredi Beleri ekskluzivisht për Report TV: Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj

Fredi Beleri dhe Edi Rama

Tiranë- Një grup prej 13 eurodeputetësh të Parlamentit Europian është njoftuar se do të vijnë në Shqipëri të martën e 29 Tetorit, mes tyre edhe Fredi Beleri, si pjesë e delegacionit të Stabilizim-Asocimit, mes Shqipërisë dhe BE-së.

I kontaktuar nga Report Tv, Fredi Beleri refuzon të japë koment apo deklarata para takimit që do të mbahet më 29 Tetor, duke theksuar se do të jetë i disponueshëm për mediat pas vizitës që e rikthen në Shqipëri pas përfundimit të dënimit, si Eurodeputet.

Ai kujdeset të theksojë se nuk do të ketë asnjë takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, por në rast se kreu i qeverisë do ta përshëndesë, edhe pse jehona e përballjes së tyre publike ka shkuar deri në Parlamentin Europian, Beleri, tashmë përballë tij si Eurodeputet, thotë se do t’ja japë dorën.

Pritja e delegacionit do të bëhet në Parlament dhe formati i këtij takimi me gjasë mund të mos sjellë një shtrëngim duarsh mes Ramës dhe Belerit.

Grupi (numri që do vijë ende i papërcaktuar, edhe pse lista ka 13 emra), do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama. Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, raporton se vetë Fredi Beleri konfirmoi se do të jetë i pranishëm në këtë takim të eurodeputetëve, që vijnë nga Strasburgu.

Parashikohet takim edhe me kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali. Palët do kryejnë diskutime në komisionin e përbashkët BE-Shqipëri.

Beleri vjen si eurodeputet i zgjedhur për Greqinë këtë mesviti, pasi humbi mandatin e kryebashkiakut të Himarës, pas zgjedhjeve të fituara të 14 Majit 2023, sepse u arrestua dhe dënua me formë të prerë nga GJKKO me 2 vite burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Mësohet se sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.

Takimi me Edi Ramën është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadori e BE-së në Shqipëri.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Basha në Bundestagu me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha

Basha në Bundestagu me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha