Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Lista e drejtuesve në qarqe, e vonuar! Do të jetë fatale për popullin opozitar! PS disa hapa para

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Lista e drejtuesve në qarqe, e vonuar! Do të jetë fatale për popullin opozitar! PS disa hapa para

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri

TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri e shesh me skepticizëm listën e drejtuesve të qarqeve.

Në analizën e bërë, Kulluri shprehet se kjo listë e hartuar nga Basha do të jetë fatale për popullin opozitar!

Ai ka shkuar edhe më tej duke bërë një krahasim me listën e drejtuesve politik të PS-së, sipas së cili tregon se PD-ja është shumë hapa pas.

“Tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, dy partitë e mëdha PS e PD kanë nxjerrë drejtuesit e fushatës elektorale në terren për të organizuar strukturat dhe menaxhimin e votuesve! Megjithëse në Tirane vota politike ka një vlerë më të madhe se në qytetet më të vogla, organizimi ka një vlere gjithsesi vendimtare për rezultatin përfundimtar! Kur sheh listën e drejtuesve kupton dy elemente: 1) PS prej disa muajsh ka caktuar 2 drejtues politike për çdo njësi administrative, ndërsa PD nga 1 për 2-4 njesi; 2) përgjithësisht deputetet e PS vijnë nga 3 rezultate fituese ndërsa të PD nga 3 humbje të njëpasnjëshme, ku “spikasin” disa që kanë humbur në zona “bastione” të PD historikisht! Mjafton ky fakt për të kuptuar që opozita është dy hapa pas mazhorancës në fushatën zgjedhore! E thënë pas 8 vite qeverisjeje përgjithësisht të dështuar situata është më shumë se dramatike! Papërgjeshmeria e kryetarit dhe kryesisë së PD për të hyrë në fushatë me vonesë dhe pa njerëzit e mjaftueshëm për të organizuar fushatën, do jete një fature e lartë për Shqipërinë dhe fatale për popullin opozitar!”, shkruan Kulluri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja