Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ironizon kreun e PD: Vetëm Rama mund të gënjejë 1 herë, Basha sa herë të dojë!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ironizon kreun e PD: Vetëm Rama mund të gënjejë 1 herë, Basha sa herë të dojë!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri thotë se pavarësisht arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, asgjë nuk do të ndryshojë. Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se listat do të jenë nga 12 mijë kandidatë për deputetë.

Kulluri ironizon Bashën, ndërsa ka një mesazh për  mbështetësit e PD, të cilëve iu kujton se po jetojnë me përralla.

"Historia dihet si vazhdon! 12 mije kandidate për deputet! 1 anëtar 45 vota! Në fund, ora 23’55 niset për në KQZ lista e kandidateve për deputete e dalë nga xhepi i majtë i pantallonave të “udhëheqësit perëndimor”! Por ...... edhe kjo do të jete “hera e fundit”..... se herën tjetër do vijnë dy eksperte nga Partia Konservatore e Kongos për të asistuar PD në garën brenda partisë!

Mos harroni deri ditën e fundit para fushatës “të digjni gomat”, “thyeni xhamat”, “kafshoni veshin” etj.. Slogani “Shqipëria fringo” do pushtojë sheshet me “ndriçim led” që do helmojë edhe një herë entuziastet! Vetëm Rama mund të gënjejë 1 herë, Basha sa here të dojë! Rezultati i zgjedhjeve: “na vodhën votat me paratë e drogës dhe krimit”! Nuk e ke fajin ai, por ju që jetoni me përralla", shkruan Kulluri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 08/06/2020 15:13

    Bashe nje loqke qe nuk i duhet kujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja