TIRANË - Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtare në Tiranë, ish-avokaten e Shtetit, Alma Hicka. Vendimi, siç raporton gazetari Arsen Rusta, është marrë një ditë më parë në mbledhjen e KLGJ-së.
Para vitit 2013, Hicka ka qenë gjyqtare në Kavajë, por duke qenë se vendet atje ishin të zëna ajo është caktuar me detyrë gjyqtare në Tiranë.
Ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u largua nga detyra në 2018-ën dhe në vend të saj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni propozoi Artur Metanin. Hicka u emërua Avokate e Shtetit nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013. Kryeministri Rama në atë kohë sqaroi se nuk bëhej fjalë për shkarkim, por largim nga detyra me vullnet të vetë Alma Hickës. "Kazanët po ziejnë një broçkull për "shkarkimin" e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses", shkruante Rama në atë kohë.
Hicka ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hicka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.1%
-
Jo
5.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor 2024, 17:10
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor 2024, 19:58
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor 2024, 14:08
-
KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës
20 Nëntor 2024, 18:32
-
Godinë me qira për Gjykatën e Apelit, KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë! PD: Ju kemi llastuar! Kryetari Rusi: S'po bëj kërkesa luksi
15 Nëntor 2024, 12:53
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së: Amerika mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë
12 Nëntor 2024, 21:39
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor 2024, 10:48
-
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor
22 Tetor 2024, 17:50
-
Gjykata detyron KLGJ që të paguajë magjistratët nga momenti i diplomimit
17 Tetor 2024, 21:15
-
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP
8 Tetor 2024, 21:07
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor 2024, 11:10