Ish-deputeti boshnjak dënohet me tre vjet burgim për korrupsion! Një vit më parë i shpallur Non Grata nga SHBA
Amir Zukiq, përpara Gjykatës në Sarajevë
Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar Amir Zukiqin, ish-zyrtar i lartë i partisë në pushtet, me tre vjet burgim për korrupsion.
Zukiq, ish-deputet i shtetit dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), parti e cila është aktualisht në pushtet, u shpall fajtor për ryshfet dhe përdorim të lidhjeve politike për t'u dhënë punë disa njerëzve në institucionet shtetërore në vitin 2016.
Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2020 ia ndaloi Zukiqit hyrjen në Shtetet e Bashkuara për, siç thuhet, përfshirje në korrupsion të rëndë.Gjykata e Sarajevës dënoi më 29 korrik edhe katër persona të tjerë me burgim deri në gjashtë, ndërsa liroi të tjerë.
Safet Bibiq u dënua me gjashtë vjet burgim, Senad Trako me një vit e gjysmë, Ramiz Karavdiq me dy vjet dhe Esad Xhananoviq me tri vjet.
Ndërsa Nexhad Trako dhe Asim Sarajliq, i cili gjithashtu është në listën e SHBA-së për korrupsion, u liruan nga akuzat.
Vendimet e gjykatës mund të apelohen.
Gjyqimi ishte pjesë e përpjekjeve të mbështetura nga Perëndimi për të frenuar korrupsionin në këtë vend ballkanik, i cili po përpiqet të rimëkëmbet ekonomikisht nga një luftë etnike shkatërruese e viteve 1990.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë vendosur sanksione ndaj individëve që konsiderohen se minojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin në Ballkan./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj dekreton ambasadoren e Kroacisë (EMRI)
5 Nëntor, 16:38
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor, 17:15
-
'Partner i besueshëm i përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë', Begaj nga Bosnja: Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm
22 Tetor, 16:16
-
KE për Planin e Rritjes 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë. Ja vendi që do përfitojë më shumë dhe sa merr Shqipëria
20 Tetor, 17:34
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente
6 Tetor, 08:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Vulinit nuk i lejohet të fluturojë me helikopter mbi Bosnje dhe Hercegovinë
28 Gusht, 14:29
-
VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i ushtrisë së Bosnjës, shpëton mrekullisht ekuipazhi
28 Gusht, 14:05
-
Vizita e shefit të CIA-s në Bosnje dhe Serbi, analistët: Përgjigje ndaj Kremlinit dhe aspiratave secesioniste
22 Gusht, 08:00
-
Shefi i CIA-s në Ballkan, në fokus të diskutimeve Kosova dhe Bosnja
22 Gusht, 07:32
-
CIA 'zbut' Dodik! Ndryshon qëndrim pas vizitës së William Burns në Sarajevë: Shkëputja s’ka qenë kurrë politikë e Republika Sërpskas
21 Gusht, 19:41