TIRANË- Ish-deputeti Spartak Braho analizon në Report Tv aktualitetin politik dhe protestat e Sali Berishës. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Braho thotë se Berisha nuk e rrëzon dot kryeministrin Rama me protesta, pasi tubimet e tij nuk kanë asnjë objektiv. Sipas Brahos, Berisha dhe Rama kanë bërë një pakt të “heshtur” që secili të ruajë pozicionet e tij.
“Parashikoj që nuk sjellin asgjë. Janë protesta që Berisha i mban si objektiv në axhendën e tij politike, por asgjë nuk shikohet. Të tëra protestat e bëra deri më sot, asgjë nuk është arritur. Nuk kanë objektiv. Nuk ngjisin ato protesta, nuk rrëzohet Rama me protesta. Rama rrëzohet vetëm po të humbasë zgjedhjet. Zgjedhjet Rama nuk i humbet. Kam përshtypjen që ka një marrëveshje mes tyre. Berisha e di shumë mirë që nuk vjen në pushtet. Marrëveshja është mënyrë të kuptuari, që unë do bëj këtu lëshime dhe t’i do bësh këtu lëshime”, tha Braho në Report Tv.
Akuza hedh edhe ndaj djalit të Berishës, Shkëlzenit, për të cilin thotë se lejet e ndërtimit i merr sikur babanë ta kishte ende në qeveri. Sipas Brahos, dikush tjetër është përdorur për të blerë “gjysmën e Pogradecit” dhe për të ndërtuar kulla ngjitur me Parkun Kombëtar të Drilonit, në zonën e gjelbërt dhe delikate të Tushemishtit. Ndonëse nuk e përmend me emër, Braho i referohet projektit “Pyjet e Drilonit” të Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit.
“Djalit të Berishës, është përdorur dikush tjetër për të blerë gjysmën e Pogradecit dhe Tushemishtit. Ai merr leje ndërtimi njësoj sikur ka babanë në pushtet në fuqi. Marrëveshje për të mbijetuar dhe fituar financiarisht. Populli i di këto të tëra, marrëveshjet do detyrohet të bëjnë për Kodin e Ri zgjedhor, do kenë lëshime për sistemin zgjedhor”, thotë Braho.
Për ish-deputetin, PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet me Sali Berishën në krye.
“PD nuk fiton zgjedhje me Berishën, një kandidat si ai i Bullgarisë dhe Hungarisë ende nuk kanë lindur në Shqipëri. Për ca është më i votuari? Për tu bërë kryetar partie. Është iluzion ajo që i kanë dalë disa njerëz nga rreshti, si Alimehmeti apo Salianji, por xhirojnë kot. Që Salianji të kandidojë duhet të marrë miratimin e PD, ndërkohë që ai figuron i përjashtuar”, thekson Braho.
Mënyra se si u vepra për arrestimin e Ilir Metës ishte e nxituar. Ky është qëndrimi i ish-deputetit Spartak Braho, i cili në një intervistë për Report Tv komenton edhe rastin e Veliajt.
“Për mua kanë qenë të nxituar për arrestimin e Metës, për mënyrën si u veprua. Burgu, burg është. Para ligjit janë të gjithë njësoj. Gjykata ose do e dënojë, ose do e nxjerrë të pafajshëm, por burgu është burg, mos të kërkojnë qiqra në hell. Ndryshon pozicioni i Veliajt dhe i Metës. Masat e sigurimit duhet të zbuten, veçanërisht një pjesë e këtyre që akuzohen për krime të korrupsionit, mund të hetohen dhe gjykohen në gjendje të lirë”, u shpreh Braho.
Sa i takon procesit për kryebashkiakun e Tiranës, Braho thotë se ende nuk po e kuptojmë se për çfarë akuzohet, ndërsa thekson se prokurori Ols Dado është i paligjshëm. Sipas tij, Dado u emërua nga noter në prokuror, pa bërë shkollën e Magjistraturës, çështje të cilinë Veliaj e ka çuar në Gjykatë Administrative dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.
“Veliaj s’po marrim vesh ca ankohet akoma. S’po marrim vesh, atje vazhdon debati nëse është i ligjshëm apo jo prokurori, që për mua është i paligjshëm. Nuk mund të emërohesh prokuror pa plotësuar kushtet. Duhej të mbaronte shkollën e magjistraturës, u bë nga noter në prokuror”, vijon Braho.
Por, a kanë të ardhme politike Meta dhe Veliaj pas arrestimit? Ish-deputeti thotë se kreu i PL-së është i djegur politikisht, ndryshe nga Veliaj.
“Ilir Meta e ka mbyllur hesapin. Veliaj, nëse do marrë pafajësi nuk e pengon njeri të vazhdojë angazhimin politik të tij. A brenda PS apo jashtë, është tjetër punë. Një vendim penal që e zhvesh nga fajësia nuk ia mbyll dot rrugën për tu angazhuar dhe për të marrë pjesë në politikë. Meta ka lënë një shije të keqe shumë gjatë kohës që ishte President, ka rënë moralisht figura e tij si udhëheqës. Ai mund të rrijë kryetari i PL, por politikisht është i djegur”, thekson Braho.
Për ish-deputetin Spratak Braho, Erion Braçe është i vetmi socialist që mund të sjellë rinovim në PS. Në një intervistë për Report Tv ai komenton edhe kritikat e Elisa Spiropalit ndaj PS-së, duke thënë se ajo është vetëm një e revoltuar e kohës.
“Spiropali është një e revoltuar e kohës. E njoh që kur ka qenë me “Mjaft”, madje në 2008 kur LSI dhe disa parti që u futën në grevë, ajo erdhi me dëshirë dhe firmosi një kërkesë për Kushtetuesen për të prishur atë vendim. U bë pjesë e PS, Spiropali, Veliaj. Rama i joshi, i tërhoqi. Është vetëm një zë kaq.
E shikoj me keqardhje angazhimin e Braces, ai është socialist tipik, që përfaqëson socialistët e vërtetë. Figurë interesante, shpresoj që Barce të jetë tek zërat e fortë që mund të sjellin ndonjë ndryshim apo rinovim të udhëheqjes së PS. S’ka tjetër, ku janë figurat e vjetra të PS”, thotë Braho në Report Tv.
Ish-deputeti Spartak Braho thotë se hetimet për masakrën e 21 janarit dhe të Gërdecit po zvarriten nga SPAK. i ftuar në Report Tv, ai thotë se kjo vonesë nuk e justifikon misionin e SPAK.
“Ka zvarritje në të dyja proceset, e ngarkojnë SPAK me përgjegjësi. Kjo vonesë nuk justifikon misionin e SPAK, por shpresojmë që t’i vër në lëvizje seriozisht të dyja çështjet”, thotë ai.
Komente












Z.Braho,po lejet kush ja jep Shkelzenit e Bektasheve me shoke,kush ua miraton? Babain s'e ka me ne pushtet,por eshte /babai/ tjeter qe ve firmen.Sa per Spiropalin,ajo nuk eshte me thjesht nje e revoltuar,as nje ze i vetem dhe Brace nuk eshte Spiro Koleka qe ti dhe ndoshta dhe kokat e PS e shikojne me keqardhje,perkundrazi,jane socialiste qe po zgjohen,qe po gjejne zerin e tyre,por dhe mendimin e tyre te pavarur.Nuk pranojne me heshturazi qe te mendoje lideri suprem dhe per ta.
PërgjigjuPo mire more Spartak por per ato pronat qe ke blere ti ne Tushemisht perse nuk flet. Ato dy vilat ne rritja e peshkut ne Tushemist si i more? Po ate lapidarin mbrapa lapidait si e bleve? Nuk te vjen pakez zorr qe mashtrove nje te semur mendor dhe e genjeve me ca "sheqerka" per ti mare shtepine dhe token? Edhe ne varr do te te ndjekin ato poshtersi qe ke bere more i pangopur. Shkelzeni dhe kunati i tij Jamaber jane me ujqer se ty, por dhe ti nuk je aq i paster.
Përgjigju