Për ish-deputetin Spratak Braho, Erion Braçe është i vetmi socialist që mund të sjellë rinovim në PS. Në një intervistë për Report Tv ai komenton edhe kritikat e Elisa Spiropalit ndaj PS-së, duke thënë se ajo është vetëm një e revoltuar e kohës.
“Spiropali është një e revoltuar e kohës. E njoh që kur ka qenë me “Mjaft”, madje në 2008 kur LSI dhe disa parti që u futën në grevë, ajo erdhi me dëshirë dhe firmosi një kërkesë për Kushtetuesen për të prishur atë vendim. U bë pjesë e PS, Spiropali, Veliaj. Rama i joshi, i tërhoqi. Është vetëm një zë kaq.
E shikoj me keqardhje angazhimin e Braces, ai është socialist tipik, që përfaqëson socialistët e vërtetë. Figurë interesante, shpresoj që Barce të jetë tek zërat e fortë që mund të sjellin ndonjë ndryshim apo rinovim të udhëheqjes së PS. S’ka tjetër, ku janë figurat e vjetra të PS”, thotë Braho në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Ish-deputeti Braho në Report Tv: Shkëlzeni bleu gjysmën e Tushemishtit për ndërtime, protestat e Berishës nuk e rrëzojnë Ramën











