Ish-deputeti i PD, Hoxha: Ambasadorja na tregoi gropën, koha të çlirohemi! Kush ka bërë krime dhe ka abuzuar me pushtetin të ikë nga sytë këmbët

Fatos Hoxha dhe Sali Berisha

Shprehja e “famshme” është: “edhe bar do hamë, por parimet nuk do t’i shkelim”.

Me këtë slogan në gojë, sypatrembur edhe krenare, përfunduam në grope dikur…

Nuk e bëmë për parimet, as për dashurinë ndaj liderit, as se ishim të verbër. E bemë se nuk ishim të lirë…

Sot ambasadorja e SHBA na tregoi me gisht gropën ku po rrezikojmë të biem si PD dhe si demokratë, ngase vazhdojmë sypatrembur dhe krenare, gjithnjë duke rrotulluar në gojë shprehjen “edhe bar do hamë…”.

Ambasadorja na tregoi se gomarllëkun nuk po e bëjmë për të mbrojtur parimet, sepse parimet tona janë të njëjta me ato të SHBA.

Parimet na kërkojnë të distancohemi nga baballarët e korrupsionit, nga kampionet e keqpërdorimit të pushtetit, nga kumbarët e shtetkapjes dhe arkitektet e anti-drejtësisë.

Parimet na kërkojnë të mbrojmë shtetin ligjor dhe barazinë para ligjit, na kërkojnë të ndëshkojmë të pandëshkueshmit.

Për këto parime jemi bërë bashkë si demokratë.

Këto parime duhet të mbrojmë, pa pasur nevojë që të hamë bar…

Ambasadorja e bëri paralajmërimin, sepse edhe “të verbërve” u duhet dhënë një shans për t’u hapur sytë, sidomos kur “Zotërit”, “pushtuesit”, “pengmarrësit” dhe “jagot” nuk po lënë dy gurë bashkë, që të na bëjnë të hamë bar…

Por Ambasadorja nuk na bën dot njerëz të lirë.

Lirine duhet ta fitojmë vetë, duke refuzuar “Zotërit”, duke rezistuar “pushtuesit”, duke rrëzuar “pengmarrësit” dhe duke përbuzur “jagot”.

Nëse duam veten, PD, lirinë dhe demokracinë, është koha të çlirohemi…

Kush ka bërë krime duhet të ndëshkohet, kush ka abuzuar me pushtetin duhet të ikë nga sytë këmbët, kush ka keqpërdorur votën dhe besimin tonë duhet të ndahet nga ne, kush kërkon nga ne që për te, të hamë bar duhet të përbuzet.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Karta e bankës ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit Davide Pecorelli, u aktivizua për herë të parë pas 8 muajsh nga zhdukja