Përplasja fizike që ndodhi në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS ku ishin prezent edhe Edi Rama e Lulzim Basha gjatë ditës së verës, ka nxehur gjakrat, pasi kërcënimi i radhës nga ardhur nga radhët e demokratëve, nga ish-deputet i PD-së, Aurel Bylykbashi.
Kërcënimi i tij ka qenë për Taulant Ballën, ku me një status në Facebook i shkruan se nuk i harron ditët që ka qenë në burg prej tij dhe nëse merret sërish me të e kërcënon duke u thënë se "do të zbres në fushë… siç di unë'.
Bylykbashi është arrestuar e shoqëruar disa herë në polici për organizim të paligjshëm tubimesh, por kjo se pengon që sërish të dal me kërcënime hapur sot ndaj Taulant Ballës.
" Por po vazhdove të më ngacmosh…, sinqerisht nuk dua të bej protagonistin.., atëherë do të zbres në fushë… siç di unë!! Dhe do të kem punë vetëm me ty!! Me askënd tjetër!", shkruan bylykbashi ndër të tjera.
Disa ditë më parë Taulant balla tha në një intervistë në TV Skampa në Elbasan, se incidenti që ndodhi Ditën e Verës u iniciua nga Partia Demokratike dhe ish Kryetari i Elbasanit Aurel Bylykbashi.
Postimi i plotë i Aurel Bylykbashit:
Taulant! Prape me mua ti??
Une nuk jam as kandidat per deputet, as kryetar partie… Mua me kane vene koordinator ne lagjen rrotull shtepise sime, qe do ta kryej me korrektesi…Keshtu qe nuk kam pse bej protagonistin, aq me teper kur nuk ta kerkojne…
Ate dite kam ardhur me vonese ne shesh…, kamerat aty jane, shikojini… E vetmja gje qe kam bere eshte te pengoja me trup perplasjen…, sepse ju Taulant hyte brenda gardhit tone… Thirrjet, sharjet, nga te dy anet, ju mbeten ju organizatoreve!! Ti kishit kordinuar levizjet qe mos perplaseshim…
Ku e ke hallin?? Apo ju mbeti ngjarja ne dere dhe doni alibi jashte jush?! Treguat me ze dhe figure, se si doni ti fitoni zgjedhjet ne Elbasan, me dhune!!
Por ti nuk ke as talentin e ish kryebashkiakut Sejdini.., atij nuk i kuptohej levizja e radhes dhe nuk i ballafaqonte njerezit e tij me opinionin publik!! Se keshtu merr dhe njerezit ne qafe!! Apo doni te me frikesoni mua?!
Mua mund te me rrahesh, nuk leviz me badigard…, mua edhe mund te me vrasesh, nuk mbaj arme me vete…, por mua nuk me ben dot presion dhe nuk me frikeson dot njeri!!
Sepse kam ca parime te karakterit qe me mbajne ne ekuiliber.., nuk i bej keq njeriu dhe nuk i hyj ne hak askujt, gjithe jeten time jam perpjekur te bej mire, nuk jam peng i askujt dhe mbaj fjalen e dhene…, dhe e fundit.., e drejta mua me ben trim Taulant!!
Kur kam te drejten me vete, nuk ka gje qe me del perpara!!
Por po vazhdove te me ngacmosh…, sinqerisht nuk dua te bej protagonistin.., atehere do te zbres ne fushe… Sic di une!! Dhe do te kem pune vetem me ty!! Me askend tjeter!!
Mos kujto se i kam harruar ditet e burgut, qe i bera nga ty, dhe vetem nga ty!! Si demokrat i thjeshte, politikisht po te them…
Po inspiron dhune ne qytet. Ti do ikesh, por do lesh mbrapa hasmeri… Dhe mos na kujto kaq budallenj ne elbasanasve!! Qe, per ju te Tiranes, te vritemi me njeri tjetrin… Ky qytet ka disa kode bashkejetese, qe ti po i shkel!!
Se qe ta dish, edhe ne ditet e marredhenieve me te keqija me Qazim Sejdinin, kodet e qytetit i ruajtem…, nuk e cuam luften politike tek pragu i shtepise se ndonjerit…
Dhe gjithe kete po e ben per mandatin tend, por ju 8 nuk i merrni dot sikur qielli me token te bashkohet!! Edhe 7 shikojeni me dylbi!!
Por ti mund te behesh Deputet perseri, por titulli, Deputet i Elbasanit, nuk eshte thjesht nje mandat… Eshte menyre sjelljeje… Perpiqu ta meritosh!!
Kaq kisha per sot!! Dhente zoti e takohemi ne Zgjedhjet Lokale qe nuk jane larg…!!
Veç ultimatume lufte lëshojnë këta.kundër maxhorancës..Banda..kriminelë janë fjalët e tyre
PërgjigjuKeta Bylyket kur te bejne be, te hane mune kshu race jane po qe per te forte ne fb te grine por po qe per jete reale dine vetem intriga spiunlleqe e kane ne gjake jane fiqira te pabese e tgjitha te ligat
Përgjigjuna trego nje here si di ti shpellar,provoje
Përgjigju