Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj deklaron se marrëveshje me Edi Ramën nuk do të ketë pasi PD nuk doli nga parlamenti për të rritur pazarin, por për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri.

"S'do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm", shkruan Shehaj.