Ish-deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku i është bërë pjesë e listës së partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryetar Lumir Abdixhikun, për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë me dije dhe ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila tashmë është gjithashtu pjesë e listës së LDK në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Osmani e ka cilësuar Çollakun si një zë të fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, në kohën kur ishte pjesë aktive e diplomacisë shqiptare në Ambasadën e Shqipërisë në Ëashington. Kreshnik Çollaku ka shërbyer në presidencën e Kosovës si këshilltar i Vjosa Osmanit për politikën e jashtme.
Ajo nënvizoi se Çollaku është gjithashtu një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 në Shqipëri, brezi që rrëzoi diktaturën komuniste dhe orientoi shqiptarët drejt demokracisë dhe Perëndimit.
Postimi i Vjosa Osmanit
Një jetë e ndërtuar mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës.
Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik.
Niku e ka lidhur angazhimin e tij me mbështetjen e Kosovës, demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve.
Për më shumë se 20 vite si pedagog universitar, ai ka formuar breza studentësh me frymën e mendimit demokratik, përgjegjësisë publike dhe vizionit perëndimor.
Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Ëashington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane.
Si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, duke mbrojtur të drejtën e saj për pavarësi, sovranitet, integritet territorial dhe integrim euro-atlantik.
Kreshnik Çollaku është gjithashtu një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, brezi që rrëzoi diktaturën komuniste dhe e lidhi fatin e shqiptarëve me demokracinë dhe Perëndimin.
Mbi të gjitha, ai ka ruajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me Kosovën, me njerëzit dhe të ardhmen e saj. Sot, ai është edhe shtetas krenar i Republikës së Kosovës dhe si këshilltar i imi për politikë të jashtme në Presidencë ka dhënë një kontribut të vyer në hapjen e dyerve të Kosovës me botën e në veçanti në thellimin e raporteve me SHBA.
Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion, dhe te Kreshnik Çollaku do ta gjejnë një të tillë.
Mirë se vjen Kreshnik e na priftë e mbara në këtë rrugëtim vendimtar!
Komente









