Ish-deputeti: Ilir Meta ka porositur vrasjen e një personazhi të njohur, ka biseda në SKY ECC

Ish-deputeti: Ilir Meta ka porositur vrasjen e një personazhi të njohur, ka biseda në SKY ECC

1736280813_halitvalteri.jpg

Ish-deputeti Halit Valteri shpjegoi edhe pse zgjodhi rrugën e kallëzimit të Metës për çështjen e lobimit, duke u shprehur se kreu i PL-së “është njeriu më i korruptuar në Shqipëri”. Madje shtoi se në përgjimet e SKY ECC ka biseda dhe do dalë së shpejti edhe implikimi i tij në porosinë për vrasjen e një personazhi të njohur dhe do ketë çështje të tjera hetimore. Valteri u shpreh se “kjo ishte kauza ime, vetëm me këtë palaço jam marrë”.

LSI dhe Ilir Meta janë të pandashëm. Flasim për një biznes familjar, koorporatë, herë quhet parti politike, me votat e blera apo të vjedhura, për t’i dhënë vetes këto ofiqe dhe që Meta beson se do t’i ketë. Meta kërkon gjëra që janë jashtë llogjikës. Flasim për një njeri që i ka marrë gjithçka Shqipërisë dhe vendi i ka dhënë gjithçka. Sot është në ditë të keqe, sepse është një hajdut, ka përdorur pushtetin për të vrarë njerëz, për të vjedhur. Kjo është akuza e lobimit, SKY ECC është në qarkullim dhe del në biseda se ka porositur vrasjen e një personazhi të njohur. Personazh i veshur si kriminel më i madh.  Nënën e kalamanjve e akuzon për tradhti dhe spiunazh brenda koorporatës së tij e bashkëpunëtorëve dhe paranojat e çojnë në këtë situatë”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)