Ish-deputetja e PD-së: Taksat në Tiranë janë dyfishuar, 25 mijë biznese u mbyllën

Ish-deputetja e PD-së: Taksat në Tiranë janë dyfishuar, 25 mijë biznese u mbyllën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një deklarate për mediat ka deklaruar se taksat në bashkinë e Tiranës janë dyfishuar gjatë viteve 2015-2019.

Sipas ish-deputetes më të prekurit nga ky dyfishim i taksave të aplikuar nga bashkia janë bizneset.  Më tej Tabaku vijon duke thënë se për asrye të rritjes së taksave sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.

Deklarata e plotë e Tabakut:

Dy janë armiqtë e biznesit në Shqipëri që, me politikat e tyre klienteliste dhe korruptive, kanë falimentuar me mijëra biznese, duke favorizuar një grusht oligarkësh dhe trafikantesh droge,

 I pari është Edi Rama. I dyti është shërbëtori i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

 Që prej ditës së parë që hipi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shpalli luftë qytetarëve, biznesit dhe të vërtetës. Që në paketën e parë fiskale, të miratuar në dhjetor 2015 në Këshillin Bashkiak, ai ndërmori hapin represiv dhe diskriminues ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

 Si rrjedhojë, sot ata që jetojnë dhe punojnë  në Tiranë paguajnë 328 milionë euro taksa shtesë, të cilat nuk janë investuar në punë publike, që nuk i shërbejnë modernizimit të qytetit dhe rritjes së cilësisë së jetës në Tiranë.

 Binzeset janë më të prekurit nga rritja e taksave në kryqytet nën drejtimin e Erion Veliajt. Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.

 Në krahasim me vitin 2015, taksat për biznesin e vogël janë mbidyfishuar. Ne kemi marrë faturat të cilat i kanë shkuar bizneseve të vogla dhe vetë biznesi ka bërë krahasimin 2015-2019.

 Më konkretisht, një sipërmarrës që zotëron një market të vogël në zonën e Tiranës, paguan 410 mijë lekë më shumë taksa më vit, që prej ardhjes në krye të bashkisë të Erion Velisë. Kjo vlerë është e barabartë me gati sa dy paga minimale. Një biznes i mesëm, për shkak të rritjes së taksave nga Veliaj, paguan 540 mijë lekë më shumë për arkën e bashkisë, e cila i heq kështu mundësinë biznesit të mesëm të punësojë një person më të kualifikuar.

 Një biznes i madh paguan 1 milion e 70 mijë lekë më shumë taksa në një vit, që kur Bashkia drejtohet nga Erion Veliaj. Këto parà mund të ishin shpenzuar më mirë nga biznesi për të rritur punësimin apo eficencën e sipërmarrjes. Rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.

 

1.    Taksa e pronës është rritur nga 2 deri në 4 herë.

2.    Taksa e pastrimit është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesve dhe shkon në projektin korruptiv të inceneratorëve e në tenderat e Fushës nga ana tjetër.

3.    Taksa e arsimit, një taksë e re e vendosur nga Veliaj,  ka çuar në arkën e Bashkisë  20 milionë Euro, por sot shkollat po jepen me PPP, me fitim shumë të lartë, abuziv dhe korruptiv për ndërtuesin e shtëpisë së Erion Veliajt.

Këto 4 vite në Tiranë është rritur çdo taksë, por vende të reja pune nuk janë hapur, edhe pse Erion Veliaj, vetëm nga mbidyfishimi i taksave ka patur 328 milionë euro më shumë në arkën e bashkisë.

Taksat e rritura nga bashkia shkojnë në të njëjtin zë si ai i qeverisë qëndrore: është i njëjti model, është e njëjta skemë, është I njëjti system, shpenzohen për fasadën dhe publicitetin personal të kryebashkiakut Veliaj, ndërsa qytetarët po i mbyt betoni i korrupsionit, falimenti, varfëria dhe papunësia.

 Biznesi në Tiranë dhe në Shqipëri nuk e meriton këtë zhvatje që po ndodh sot.

- Biznesi meriton të trajtohet me taksa të ulëta, me çmim më të ulët për energjinë dhe karburantin.

- Që biznesi të forcohet, nuk duhet kamxhiku i tatimorëve, por mbajtja larg e gjobëvënësve.

- Biznesi kërkon mundësi të barabarta dhe jo favorizim të disa klientëve të kryeministrit ndërkohë që pjesa më e madhe e bizneseve sot ulin qepenat.

 Të gjitha këto i siguron plani i Partisë Demokratike për Rimëkëmbjen e Ekonomisë. Por që t’u japim fund këtyre gjobave dhe t’i heqim këtë lak shqiptarëve nga fyti, duhet së pari të fitojmë betejën më të rëndësishme për shqiptarët, betejën për zgjedhje të lira e të ndershme!




 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë