Ish-deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të mjekëve të cilët kanë dalë në protestë kundër dhunës ndaj tyre.
Bardha Spahia shpreh solidaritet për mjekët e Shkodrës. Ai thotë se mjekët nuk kanë siguri në punë dhe i mungojnë kushtet e përshtatshme për dhënien e shërbimit.
"Solidaritet me koleget mjeke te Shkodres. Kerkesat e kushtet i kane te njejta. Mjeket perballen me pasiguri ne pune, kushte jo te pershtatshme dhenie e marrje sherbimi, mungesa ne ilace e materiale, dhe page modeste per profesionin qe ushtrojne. Shtoji ketyre edhe korrupsionin permes PPP-ve e paaftesine e te perzgjedhurve per te bere politikat e duhura, figura e mjekut po behet me vulnerabel, pasi mbetet kontakti i vetem direkt me pacientin. #VemendjePerMjeket", shkruan Spahia.
Ndërsa Tritan Shehu thotë se protesta e tyre është shumë më e gjerë se sa kundër dhunës, mjekët protestojnë kundër kushteve me të cilat punojnë.
“Mjeket e personeli shendetesor protestojne gjeresisht kunder denigrimit, duke kerkuar ndryshime thelbesore.Protesta e atyre e zhvilluar sot, eshte shume me e gjere se vetem kunder dhunes fizike mbi ta!
Pa asnje dyshim ajo eshte kunder situates tragjike e pa asnje perspektive te sistemit tone shendetesor, financimit Afrikano Qendror te tij dhe pagesave qesharake, kontrollit politik ekstrem mbi ate, presionit te rende shteteror mbi personelin, kushteve te veshtira teknike, mungeses se mbeshtetjes per aktivitet shkencore, kualifikime, zhvillim profesional etj.
Eshte gjithashtu edhe kunder politikave, qe po e koncentrojne kete sherbim vetem ne Tirane, boshatisjes se institucioneve ne periferi, largimit prej qytetareve. Eshte kunder neperkembjes se dinjitetit te mjekeve, infermiereve etj, kunder fajesimit te pa drejte te tyre per te gjitha ato probleme, gje qe ka krijuar nje histeri denigruese, si gjenerator edhe te ngjarjeve te fundit kriminale”, shprehet Tritan Shehu.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ PD: Edi Rama dhe PS kanë nisur operacionin kriminal për ta manipuluar
16 Nëntor, 18:59
-
'Amerikanët iu kthyen tradicionalizmit dhe vlerave të saj', Tritan Shehu në Report Tv: Trump do mbështesi pavarësinë e Kosovës, mos të ketë iluzione askush
6 Nëntor, 10:25
-
Protesta e opozitës me bllokimin e akseve nacionale/ Policia çon 16 deputetë të PD-së në SPAK, mes tyre edhe Noka, bllokoi rrugën me mjetin luksoz! 199 protestues në hetim (EMRAT)
30 Tetor, 09:32
-
'Mashkull, femër apo të tjera' Report Tv siguron pyetësorin e OSBE-së me 29 pyetje për Kuvendin, deputetët pyeten edhe nëse ngacmojnë seksualisht stafin
25 Tetor, 16:44
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës,Bardh Spahia paraqitet në SPAK me avokat! Del pas 30 minutave e mbyll gojën: S'ka asgjë për interes publik (VIDEO)
2 Tetor, 09:58
-
Urdhri i Mjekëve kundër qeverisë: Aktin normativ e çojmë në Kushtetuese! Një deputet i PS-së i mbështet del kundër qeverisë: I zhgënjyer, preket pavarësia
9 Shtator, 12:53
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
-
Punë të kufizuar në privat, opozita kundër aktit normativ për mjekët: Nuk zgjidh hallet! PS: Emergjent pas rastit të Onkologjikut
6 Shtator, 17:55
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës
4 Shtator, 18:37
-
Zbardhen debatet në mbledhjen e deputetëve të PD/ Paloka: Duhet destabilizim! Shehu e Baçi: E rëndësishme është të lirohet Berisha
2 Shtator, 18:58