Ish-drejtuesi i 'Ferrari-t' flet për Schumacher pas vizitës në shtëpi: Ju rrëfej gjendjen e tij

Ish-drejtuesi i 'Ferrari-t' flet për Schumacher pas vizitës në shtëpi: Ju rrëfej gjendjen e tij

Michael Schumacher

Të tjera detaje janë zbuluar për Michael Schumacher legjendën e “Ferrari-t”, i cili mendohet se qëndron prej më shumë se 4 vitesh në koma. Së fundmi mediat raportuan se babai i tij ka thënë se gjermani ka dalë nga ajo gjendje dhe madje është i aftë të lëvizë nëpërmjet mjeteve ndihmëse. 

Jo më larg se sot, “Daily Express”, sjellë një tjetër rrëfim të një personi tjetër që është i afërt me Michael Schumacher. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Ferrari-t Jean Todt, i cili shprehet ka deklaruar se garën e Çmimit të Madh të Brazilit e ka parë në shtëpinë e Schumacher në Zvicër.

Më tej ai shprehet: “Kam qenë shumë i afërt me Michael Schumacher, por tani jemi të afërt se kurrë. Nuk mund të flas për të, por mund të them se di gjithçka rreth tij. Ai ka qenë i perfshirë në institutin tim për demtim të trurit dhe shtyllës kurrizore, që përpara aksidentit. Ai ishte mbase investitori privat më i madh!”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë