Ishte në kufi të listës, momenti si e priti Bledi Çuçi fitoren në Gjirokastër (VIDEO)

Me duartrokitje, puthje dhe përqafime! Kështu e priti ministri Bledi Çuçi përfundimin e numërimit të votave në qarkun e Gjirokastrës. Ai ishte renditur në vendin e 3 të listës, që përkonte me kufirin maksimal që PS kërkonte të merrte në këtë qark dhe ia doli të fitonte. Ai ka publikuar video nga ky moment i triumfit, së bashku me një mesazh për votuesit.

" Pikërisht në momentin kur duhej më shumë se asnjëherë tjetër të vazhdonim përpara dhe të besonim te Shqipëria e së ardhmes, ne ditëm të ishim bashkë. Kemi fituar 3 mandate deputetësh në qarkun Gjirokastër dhe s’ka dyshim që është një fitore në mbarë Shqipërinë. FALEMINDERIT çdo votuesi, çdo banori të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Memaliajt, Këlcyrës, Libohovës e Dropullit, që besoi te unë, që besoi te Partia Socialiste dhe ekipi jonë. Mirënjohje edhe për ata votues që nuk besuan tek ne. Unë do jem deputet edhe për ta, ne do të punojmë edhe për ju. Kjo është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët që kemi nisur dhe për të bërë shumë më shumë sesa bëmë këto dy mandate.Faleminderit skuadrës sonë të kandidatëve, kryebashkiakëve, kryetarëve të partisë, kryetarëve të organizatave socialiste dhe çdo anëtari e aktivisti të PS-së, që punoi për të arritur këtë sukses, i cili nuk është thjesht suksesi i një force politike që ka fituar zgjedhjet e radhës. Ky është suksesi jonë i përbashkët, është një fitore për Shqipërinë që vendosi të mos kthehet prapa. Çdo ditë të këtij mandati të tretë do ta shfrytëzojmë për të bërë punë më të mira, investime më shumë, për të ringritur ekonominë pas goditjes që i dha tërmeti e pandemia dhe për të qenë në lartësinë e nevojave të qytetarëve. S’ka kohë për pushim", shkruan Çuçi.

 


Lajmi kryesor:

Nga puthje përqafime me kundërshtarin, te fitorja në momentet e fundit. Ja si festuan disa prej kandidatëve socialistë triumfin


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin