Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht

Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht

Pajtime Fetahu

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” caktuar ndaj saj nga Gjykata e Posaçme në gusht të këtij viti, ndërsa aktualisht që është duke vuajtur një masë sigurie “arrest në burg”.

Arresti i shtëpisë masë rëndon mbi të, pas dyshimeve të SPAK se ajo është korruptuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda, përfshi masakrën e Bradasheshit ku u vranë tre persona ne 2018-en, por edhe në trafikun e drogës.

Ajo u prangos gjatë operacionit që goditi një organizatë kriminale të dyshuar si të drejtuar nga Suel Çela në fund të muajit nëntor. Sipas SPAK, gjyqtarja në detyrë komunikonte me SKY ECC me anëtarët e organizatës, si edhe ka marrë ryshfet për vendime në favor të interesave të tyre.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JETON FADIL GJOLEKA: 21/12/2024 22:05

    Kjo Gjykatėsja Fetau duhet tē futet nē burg e mos tē nxiret mē jasht burgut se kjo po tē heci e lir nē rug tremb fēmijēt aq fytyr e öoshtēr ēsht. Kjo ja kalon dhe Anila Muhos pēr fytyr e poshtēr.

    Përgjigju
  • Nik: 21/12/2024 17:34

    Kjo ndyresira duhet burgosur per jete.. kjo eshte shume me e rrezikshme se sa nje bande .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë