'Ishim në Kosovë kur Kadare mësoi se u dogj shtëpia e tij', Bujar Hudhri i emocionuar ndan kujtimet me shkrimtarin në 89-vjetorin e lindjes

Në shtëpinë e lindjes së Ismail Kadare në Gjirokastër u mbaj të martën pasdite një aktivitet përkujtimor, organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog, me rastin e 89-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar. Ky është viti parë pa Kadarenë, i cili u nda nga jeta, korrikun e vitit të shkuar. Miq të shkrimtarit, dashamirës të letrave, intelektualë vlerësojnë figurën e tij ndërsa në shtëpinë e lindjes, kthyer në muze, vizitorët prekin nga afër jetën e Kadaresë dhe veprat e tij letrare. Botuesi, Bujar Hudhri ndan me publikun momente të rëndesishme qe shenjuan jetën e shkrimtarit.

“Është shumë prekëse të jem sot këtu për ditëlindjen e Kadaresë në shtëpinë e lindjes. Këtë shtëpi kam pasur mundësinë që ta shoh herët këtë shtëpi dhe gjithashtu kujtoj momentin kur u dogj. Ne ishim në Prishtinë në vitin 1999 në panarin e librit kur Kadare mori vesh se shtëpia e tij u dogj dhe më kujtohet qëndrimi i tij dinjitoz që nuk e vrau mendjen fare, as donte t’ia dinte, sepse gjendeshim në Kosovë në vendin e shkretuar nga lufta dhe ai nuk mund të fliste për shtëpinë e tij. Më pas  kur erdhëm në Tiranë shprehu dëshirën që të ishte shtëpi muze. Ia dhuroi qytetit të tij. Është një veprim i jashtëzakonshëm, sepse në ndërgjegjen e tij ka qenë si themelI i veprës së tij. Mijëra njerëz, lexues duke ecur në këtë shtëpi të mund të ndjenjë magjinë e një shkrimtari të madh. Është thelbi I tij dhe veprës së tij”, u shpreh u emocionuar, Bujar Hudhri, botues i “Onufrit”, duke theksuar se mungesa e tij do ta madhështojë emrin dhe veprën e Kadaresë.

Në nder të tij u zhvillua dhe në Durrës aktiviteti “Poetët jetojnë gjatë”. Një portret në kanavacë, 16 poezi të Kadaresë interpretuar nga trupa e aktorëve të teatrit, të shoqëruar nën tingujt e muzikës dhe përcjellë me zërin e Mezzo Sopranos, Olta Jubës, krijuan një eksperiencë unike për publikun.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta më 1 korrik 2024 në Tiranë. Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, përkthyer në 45 gjuhë të botës dhe fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Pallati i ëndrrave”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” janë disa prej veprave më të njohura.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Evi Kokalari replikon me konsulentin amerikan të Berishës: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Saliu në Shqipëri

Evi Kokalari replikon me konsulentin amerikan të Berishës: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Saliu në Shqipëri