VIDEO/ Ishin mbledhur për të marrë ndihma për Ramazanin, 78 të vrarë në Jemen

Të paktën 78 persona janë vrarë në një përplasje në një shkollë në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, ku qindra njerëz u mblodhën për të marrë ndihma për muajin e Ramazanit. Ndërkohë, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa 13 janë në gjendje kritike për jetën.

“Gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vdekurve”, tha një zyrtar i sigurisë Houthi për agjencinë e lajmeve AFP në kushte anonimiteti.

Kjo përplasje ndodhi me rebelet Houthi, të cilët e kanë drejtuar qytetin që kur dëbuan qeverinë në vitin 2015. Agjencia e lajmeve Associated Press citon dy dëshmitarë okularë të cilët thanë se luftëtarët Houthi kishin qëlluar në ajër në një përpjekje për të kontrolluar turmën, me sa duket duke goditur një tel elektrik që rezultoi në një shpërthim. Kjo shkaktoi panik që çoi në shtypjen e turmës.

Ata që janë përgjegjës janë arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar, tha ministria e brendshme.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

 

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar