Spikat arrestimi i një shtetasi serb, në kërkim ndërkombëtar për mashtrim s, dhe ai i një rusi, i cili kishte falsifikuar pasaportën e tij.
Ja njoftimi i plotë i policisë
Më datë 16.02.2018, specialistë e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin prozivor me qëllim ekstradimin të shtetasit serb;
-Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas në "kërkim ndërkombëtar", nga autoritete Malazeze.
Gjykata e Kotorrit, Mali i Zi më datë 15.03.2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Më datë 16.02.2018, specialistët e Policisë Kufitare Bllatë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin të shtetasit;
-Bujamin Rexhepi ( Redjepi), 30 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj shtetas "në kërkim ndërkombëtar".
Gjykata e Danimarkës ka vendosur ndaj tij masën "arrest me burg" për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative vrasje”, parashikuar nga nenet 237,21,288/2 Kodit Penal Danez.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Kufitare Morinë u arrestua në flagrancë shtetasit Rus;
- Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi.
Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje, u konstatua se ka ndërhyrje në faqen 26 të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale" Falsifikim i leternjoftimeve, vizave", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
s.k/Shqiptarja.com









