Ish-kandidatja e PDIU-së për Tiranën, Lajla Përnaska: Gjatë fushatës ‘Foltorja’ më ka bërë shantazhe e presione

Kandidatja për kryetare e bashkisë së Tiranës, ish-deputetja demokrate Lajla Përnaska, në një intervistë për Report Tv thotë se gjatë fushatës zgjedhore ka pasur presion e shantazhe nga ana e Rithemelimit të Sali Berishës.

E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, Përnaska u shpreh se pas shpinës së saj është luajtur një lojë e pisët e banale nga përfaqësuesit e opozitës e kryesisht më e ashpër nga ana Foltores.

‘Unë besoj tek vlerat e të djathtës. Duhet të jemi aktiv. Ka pasur shpifje shantazhe presion shumë banale një lojë e pisët e organizuar mbrapa shpinës. Brenda pjesë së përfaqësuesve të opozitës. Rithemelimi ishte më agresiv.’- tha Përnaska.

Për humbjet në zgjedhjete  14 majit, Përnaska thotë se ishte një garë larg fitores së alternativës së djathtë. Kjo shton Përnaska për faktin se mungoi vullneti i aktorëve politik për të dalë me një kandidat të vetëm.

‘Nga gjithë mënyra edhe paraprake si erdhi procesi zgjedhor, opozita hyri e përçarë, në një format që nuk kishte asnjë lloj lidhje me një garë që është modeli i garë sfidues. Edhe në eksperiencën time ne kemi ditur dhe kemi organizuar gara fituese. Ishte një garë larg fitores së alternativës së djathtë. Mungoi vullneti politik i aktorëve kryesor të opozitës për tu organizuar dhe për të dalë më një kandidat të vetëm. Kemi dalë në shifrat me dramatike që ka përjetuar ndonjëherë diferenca e majtë e djathtë. Tashmë në formatin e qeverisje vendore janë në një realitet të ri. Asnjë nuk mban përgjegjësi sepse të gjithë pushtetin ja dhanë të majtës, pa pikë përgjegjësie, një akt banal, vetëvrasje politike.’- tha Përnaska.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?