'Shteti i vetëm që mbrojti hebrenjtë', ish-këshilltari izraelit i Sigurisë: Me Shqipërinë na bashkon historia, s’e harrojmë kurrë besën

 

Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Ministrinë e Shtetit, Davidi Hermelin flet edhe për lidhjet mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ai sjell në vëmendje se hebrenjtë nuk e harrojnë Besën e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore që i shpëtoi ata nga nazistët.

"Dua ta them se me këto që jam takuar, kam ndjerë se ka shumë mirëkuptim për atë që po ndodh në Gaza. Ndoshta është sepse ju keni vuajtur në të kaluarën. Ne kemi një histori që na bashkon në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kemi raporte unike, nuk e harrojmë kurrë Besën, atë që keni bërë në Luftën e Dytë Botërore. Dhe ju them se shumë nga njerëzit e edukuar në Izrael ndoshta jo të gjithë e dinë, për mua duhen më shumë ta njohin. Ky është shteti i shteti i vetëm në botë që patëm më shumë hebrenj pas holokaustit. Kemi gjithashtu marrëdhënie shumë të mira, bazuar në vlera të forta. Dua ta përdor këtë mundësi për të falenderuar popullin shqiptar, qeverinë tuaj, të gjithë anetarët e Parlamentit, të gjitha partitë. Unë isha këtu pak muaj më parë, në ditën përkujtimore për holokaustin, pashë mbështetje të madhe për shtetin tonë. Dhe dua t’ju falenderoj realisht të gjithëve ju dhe shpresoj që këto kohë të vështira do ta forcojnë miqësinë tonë dhe së bashku të ecim përpara drejt të ardhmes", tha Hermelin për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Report Tv: Raketat e Hamasit, dorë e Iranit për të penguar paqen me vendet arabe! Me Shqipërinë na bashkon historia


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja