Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë, Hermelin: Palestinezët s’janë komb, por emigrantë të paligjshëm! Jo shtet fqinj me ne, duan të na zhdukin

 

Davidi Hermelin, ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Ministrinë e Shtetit, në një intervistë ekskluzive për “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se palestinezët nuk janë komb dhe nuk të jenë shtet fqinj me Izraelin.

“Nëse doni mendimin tim, nuk duhet të ketë kurrë shtet palestinez, por edhe nëse do të diskutohej, për të cilën unë nuk jam kundër asnjë lloj diskutimi. Një gjë duhet të jetë e qartë, duhen 20 ose 30 vjet për të bërë denazifikimin e shoqërisë palestineze, jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor, ne nuk mund të duan një shtet të tillë si fqinj. Sepse janë shumë agresivë kundrejt nesh, janë për të vrarë ne. Prandaj, unë mendoj ata as kanë të drejtë të kthehen, ata kanë kartën e refugjatit nga OKB, kështu që, le të shkojnë ku të duan”.

“ Le të themi të vërtetën sipas meje, nuk ka shtet palestinez si nocion apo komb, ata janë thjesht emigrantë të paligjshëm. Shumë nga ata erdhën në shekullin e 20 në tokën e Izraelit, që quhej Palestinë nga romakët e vjetër. Palestina nuk është emër shteti, por emërim administrative i Levantit nga perëndimi. Dhe u quajt kështu nga ish-perandori Adrian, për të emigruar hebrenjtë dhe u quajt sipas një termi shumë të vjetër bazuar në Filistinë, që do të thotë pushtues. Dhe kur themi duhet të krijohet një shtet palestinez, kemi të bejmë me një shtet “pushtues”. Këtë e thashë për të kuptuar kontekstin.”


Lajmi kryesor:

Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Report Tv: Raketat e Hamasit, dorë e Iranit për të penguar paqen me vendet arabe! Me Shqipërinë na bashkon historia


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja