Ish-këshilltarja e Berishës në 'Pa Protokoll': Asnjë qeveri s'e mori seriozisht problemin sizmik (Kritikon legalizimet)

TIRANE-Zana Guxholli, ish-këshilltare e Sali Berishës kur ishte kryeministër, e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv u shpreh se qeveria nuk e menaxhoi si duhet situatën tragjike pas tërmetit. Ajo u shpreh se  Shqipërisë i mungojnë strukturat dhe përgatitjet për t'u përballur me situata të tilla. Për Guxhollin, asnjë nga qeveritë nuk e ka marrë kaq seriozisht problemin sizmik, kur Shqipëria është ndër vendet me sizmikë të lartë.

"Ky tërmet tregoi sa të pa përgatitur ishim ne, qeveria dhe individët dhe strukturat e tjera. U tregua paaftësia totale për të menaxhuar situata të tilla, emergjenca civile ku është, ka para në buxhet, a i ka tamam dhe si i ka shpenzuar? Përgatitja e atyre që merren me emergjencën na la pa fjalë, shihje në TV policët që mundoheshin të nxirrnin trupat dhe nuk dinin. Sapo filluan ndihmat, pamë skuadrat e specializuara, pasi falë tyre e menaxhuam këtë situatë. Treguan se nuk kishim menduar asnjëherë për një situatë të tillë, megjithëse dihet...ne na mungojnë strukturat dhe përgatitjet. Kjo nuk është gjë e sotme, kjo ka munduar edhe në qeverisjen e mëparshme, të para-ndryshimeve.

Asnjë nga qeveritë nuk e ka marrë kaq seriozisht problemin sizmik, kur Shqipëria është ndër vendet me sizmikë të lartë dhe asnjë përqasje nuk shkon në linjë me këto. Mungojnë standardet rregullat organet e kontrollit, të certifikimit, ndëshkimit, ka konflikt interesi, qeveria edhe kolaudimin ua ka lë në dorë ndërtuesve, dhe që ne e dimë mirë që në një vend të vogël, njohim njëri tjetrin dhe kolaudimi bëhet sikur e do ndërtuesi. Tani tragjedia po kthehet në komedi" tha ajo.

Në fakt deri në vitin 2007, Shqipëria, si çdo vend me sizmicitet të lartë, ka pasur një institut dhe rrejt sizmologjik, me qëllim informimin në kohë të qytetarëve dhe organizmave shtetërore kur bien tërmete të forta, për të evituar humbjen e jetëve njerëzor. Por në gusht të vitit 2007, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, vendosi të shkrinte Institutin e Sizmologjisë, duke e bashkuar me disa departamente të tjera, ku të gjitha së bashku do organizoheshin në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO), si njësi kryesore, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (lexo ketu).

Guxholli kritikoi edhe politikën e legalizimeve, kur tha se ata që ndërtuan pa leje zbritën nga zonat e tjera dhe rrëmbyen pronat. "Po legalizojmë të paligjshme, e kemi të ligjshme dhe jashtë standardeve, ky është një gabim që doli në pah. Legalizimi u kthye në problem social, teorikisht nuk ke sepse e pranon, aq më tepër, ata kanë zbritur dhe kanë rrëmbyer pronat që nuk janë të tyre, por në kushtet kur nuk pati kontroll dhe u lejua, u kthye në një faturë të madhe shoqërore. Shteti mund ta kishte bërë më të organizuar, të caktoheshin zonat ku mund të ndërtonin dhe t'u kërkonte një lloj shpërblimi" tha ajo. Inxhinieri Erion Softa i ftuar në emision kërkoi që të hiqen depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve, pasi janë kthyer në rrezik. "Ky është një gabim që doli në pah. Është burim sëmundjesh dhe shkatërrim të objekteve" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 14/12/2019 00:28

    MOJ GUXHOLLE moj debile mire qe e pranon qe e bete shtetin lesh e li,,,duke lejuar te ndertojne njerezit mbi kenete dhe ne plazh ,,kjo eshte partia jote e PD,,,parti injorantesh,,debilesh,,dhe kriminelesh….

    Përgjigju
  • Timi: 13/12/2019 23:15

    O zana po ti ke legalizu per vete nje shtepi ne tirane ca paske me legalizimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu