Si u shkriu Institutin e Sizmologjisë në 2007 dhe si lind IGJEO

TIRANË - Deri në vitin 2007, Shqipëria, si çdo vend me sizmicitet të lartë, ka pasur një institut dhe rrejt sizmologjik, me qëllim informimin në kohë të qytetarëve dhe organizmave shtetërore kur bien tërmete të forta, për të evituar humbjen e jetëve njerëzor. Në gusht të vitit 2007, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, vendosi të shkrinte Institutin e Sizmologjisë, duke e bashkuar me disa departamente të tjera, ku të gjitha së bashku do organizoheshin në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO), si njësi kryesore, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Meqenëse transformimi nuk mund të bëhej menjëherë, instituti kaloi në një periudhë kalimtare. Me këtë vendim (Nr. 561, datë 22.8.2007), detyra e Institutit të Sizmologjisë kaluan si detyra të Institutit të Gjeoshkencave.

Katër vite më vonë, në korrik të 2011, Berisha merr një tjetër vendim, ku shfuqizon vendimin e tij të parë të vitit 2007. Pas një jave, në bazë të vendimit të Berishës, Myqerem Tafaj, në atë kohë Ministër i Arsimit, firmos një urdhër për krijimin e Institutin e Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, si njësi kryesore, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. I gjithë misioni i Institutit të Sizmologjisë deri në vitin 2007, kaloi në dy detyra për (IGJEUM): ‘Monitorimi, regjistrimi dhe analizimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik të vendit, nëpërmjet rrjeteve kombëtare të monitorimit sizmologjik dhe gjeodinamik, si dhe njoftimi në kohë reale i organizmave shtetërorë përgjegjës për emergjencat civile dhe i publikut për rreziqet nga tërmetet; Studime të thelluara në fushën e sizmologjisë dhe të sizmotektonikës për tërmetet që godasin vendin tonë”.

Sot, Instituti i Sizmologjisë është një nga departamentet e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, që vepron nën ombrellën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Departamenti i Sizmologjisë ka në përbërje Rrjetin Sizmologjik Shqiptar, Rrjetin Shqiptar të Lëkundjeve të Forta si dhe Rrjetin Gjeodinamik. Rrjeti Shqiptar i Lëkundjeve të Forta disponon 34 stacione të shpërndara në qytete të ndryshëm të vendit.

(Kliko këtu për të lexuar bashkimin e Instituteve kërkimore te Universiteti Politeknik Tiranës)

(Kliko këtu për të lexuar krijimin e EGJEUM te Universiteti Politeknik Tiranës)

 

 

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 30/11/2019 23:06

    Krimi qe i eshte bere sizmologjise nga Berisha, Ismail Hoxha, Llambro Duni, Neki Kucka dhe loloja Rrapo Ormeni mund tju a tregojne vetem ata qe e kane hequr ne kurriz. Adresen e email-it e keni ju te shqiptarja . Com. Mund te komunikojme

    Përgjigju
  • Tomi: 30/11/2019 19:40

    Ky „çenje njerzoro“ ,Sali M.... të ik në ferrë. E ka shkatërru vleren e njeriut ky m.t.

    Përgjigju
  • Populli: 30/11/2019 18:13

    Atehere perse nuk arrestohet ky funderrine

    Përgjigju
  • Flo 66: 30/11/2019 16:23

    Burg

    Përgjigju
  • Labi: 30/11/2019 15:24

    Po beni politike me kto gjera. U duken qarte se cfar bene emregjencat civile qe nuk kishin nje matrapik te mira mare. Fondet i marrin dhe bejn sehir tani qe ra kjo katastrofe. Paguhen 1 milion euro per qenet dhe nuk kane asnje qen. Jane per burg te gjith personat qe nuk kane vepruar dhe nuk kane marre masa, me shkresen zyrtare te presidentit. Nxirreni perseri lajmin cmendet presidenti per termet apokaliptik. Turp te keni qe ne kto dite shikojm politike mbi fatkeqsine qe na ka pllakos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit