Ish-kreu i PD zbulon telefonatën me Bashën: Si e mora vesh që Meta bleu shumë vota në Kukës

Ish-kreu i PD zbulon telefonatën me Bashën: Si e mora vesh që Meta bleu shumë vota në Kukës

Ish-kryetar i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka bërë një reagim të fortë ndaj presidentit Ilir Meta, të cilin e akuzon si një nga njerëzit që shit-blerjen e votës dhe korrupsionin në administratë e ktheu në një fenomen. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Ibsen bën publik një telefonatë me kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e 2013, teksa i thotë se ka marrë shumë informata se Meta ka dhënë shumë lekë për të blerë mandatin në Kukës.

“Nuk është momenti të sulmojmë Metën dhe LSI, se mbrojmë Edi Ramën, më thotë një mik që ja do të mirën të djathtës. Hajde logjikë Elefanti hajde, mos keni frikë se s`do e lërë vetë shoku Rama të bjerë, se po u këput zinxhiri i pandëshkueshmërisë shkojnë të gjithë në të sëmës. O shoku, miku, po ti rendis disa nga bëmat e dukshme, që t`jua kujtoj edhe atyre që bëjnë se i kanë harruar. Shoku Meta është ai që e ktheu në femon blerjen e votës. Në 2013 e kam të jetuar si kryetar i PD Kukës, pa pikë turpi solli në Kukës një kandidat të LSI (biznesmenin Cole nga Gjirokastra, pa asnjë lidhje me Kukësin) dhe bleu 14% të votave, hapur në pikë të ditës me diell. Vetë lideri perëndimor Basha më ka marr në telefon dhe më ka kërkuar të jem numërues në Kolegjin Zgjedhor se ka informata të sakta se Meta ka dhënë shumë lekë për të blerë mandatin. Kjo ka ndodhur rëndomtë në të gjithë Shqipërinë, pra ka blerë vota”, shkruan Ibsen Elezi.

Ai ka listuar "bëmat" e Metës në karrierën e tij politike, duke nisur nga akuza për vjedhjen e thesarit e deri tek video-skandalin Meta-Prifti.

“Shoku Meta u akuzua për vjedhjen e thesarit dhe kjo e argumentuar me detaje nga Doktori në atë kohë. Për më tepër këtë ma ka treguar edhe një mik i persekutuar, që bëri edhe disa vite burg pse e dekonspiroj këtë çështje. Pra është akuzuar nga vetë Doktori dhe PD “hajdut”. Shoku Meta në 2013, 3 muaj para zgjedhjeve bëri rokadën e madhe dhe kaloj në krahun e ‘hasmit’ të vetë Ramës, vetëm për të qenë pjesë e tepsisë, ndërkohë që kishte një marrëveshje me PD, pra besprerë. Shoku Meta gjatë qeverisjes me PD 2009-2013, shumicën e ministrive apo drejtorive të LSI e ktheu në vatër të korrupsionit, duke infektuar gjithë sistemin, kjo e pranuar nga drejtuesit e lartë të PD, pas humbjes së 2013. Video e Priftit solli 4 të vrarë. Pra i korruptuar. Shoku Meta dhe LSI janë më komuniste se vetë PS, mjafton t`ju kujtoj faktin e fundit kur në qëndrimin zyrtar të tyre e quajtën Mit`hat Frashërin (themeluesin e parë të fronit antikomunist) kolaboracionist. Pra janë komunistë me thelbin e tyre. mos ju hedhin hi syve, Meta është një e keqe po aq e madhe sa Rama i Soros, ndryshon vetëm në formë, por në përmbajtje”, përfundon statusin e tij Ibsen Elezi.

Vetëm pak orë më parë, me nota ironie, presidenti Meta publikoi një "meme" ku shkruhej se votat u shtuan duke bërë seks me njëra-tjetrën në kuti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoku: 08/07/2019 08:21

    Pse nuk shkon ne prokurori o Zari Lulushit po ben ham ham ham ne portale apo se nuk more gje nga tepsia,servil do ngelesh o i shkrete sa here nuk te japin gje fillon e leh.

    Përgjigju
  • Ndue: 08/07/2019 03:03

    Cdo veprim ka dhe nje Kundra veprim qe quhet SHPIFJE kjo nuk ka piken e llogjikes ky noci duhet ti therase mendjes se qeka gotue ne kazanin e ndryshkur te rames

    Përgjigju
  • Brozi: 08/07/2019 00:46

    Meta burre pa kocka Saliu burrë me kërce Rama pa shtyllë kurrizore Basha s'po flasë fare . Më mirë pa snje nuk votoj pa lajme dhe tv shqiptar e jetoj.

    Përgjigju
  • krist: 08/07/2019 00:33

    ky ku ishte? nga doli???ne baze te ligjit shqiptare futeni ne burg per moskallzim krimi

    Përgjigju
  • arku: 07/07/2019 22:59

    Meta hajdut bah , kisha per te vdekur e sdo ta kisha marre vesh!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/07/2019 20:14

    Une e dija Ilir Meten per njeri te ndershem !!!

    Përgjigju
  • Xxx: 07/07/2019 17:41

    Leshelija vetem me blerje votash ka marre deputet dhe ne pushtet bente koalicjon sa majtas sa djathtas per te mbajtur karriket e pushtetit me postet e tyre i kane rrjepur hallexhijte

    Përgjigju
  • Toni: 07/07/2019 17:24

    Hallall kuksi

    Përgjigju
  • popull: 07/07/2019 16:47

    bravo kuksiani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë