Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit: Mbi 100 tonë kanabis janë të fshehur në tunele gati për BE

Policët e shkarkuar nga detyra pas ardhjes së PS në pushtet kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari, kryetar i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013, ka bërë deklarata të forta lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Handari theksoi para Ministrisë së Brendshme se janë mbi 100 tonë kanabis sot në tunele e magazina gati për t’u trafikuar në tregjet e vendeve të BE.

Ne do përshkallëzojmë protestat, nëse kërkesat tona nuk merren parasysh. Askush nuk e beson që nuk ka më asnjë rrënjë kanabisi në vendin tonë. Ju siguroj që mbi 100 tonë kanabis sot janë gjendje në tunele e magazina, të bëra gati për t’u transferuar në vendet e BE. Kjo sasi është e mjaftueshme për të furnizuar për 3-4 vite tregun evropian.

Aleks Hajdari, kryetar i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 07/06/2018 15:49

    Njesoj jane edhe keto drejtoret e tanishem veliu nje plehre qe mos e bofte piken e hajrit ishalla

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/06/2018 14:58

    O Hajdar Sic e ke emrin ashtu je besoj se e kupton o ... Po mire or polic i Sahlise pse flet tani pse nuk fole kur ishe ne pune Tani lindi ky fenomen Apo kur erdhet ne pushtet ti dhe PD Cfare bere ti o Polic i Sahlise kur mbreteronte Shteti LAZARAT i Droges Ta them une Ti o polici Sahliut e ruaje ate Lazarat me arme 24 ore sepse dhe ti kishe pjesen tende ne Leke Dhe del tani dhe thua Qe ka Droge dhe jane mbushur Tynelet me Tonelata droge ? Po ku jane keto tynele pse nuk i fotografon reale dhe tja cosh Ministrise Policise Shtetit qe ti kapin dhe ti o Hajdar te behesh i besushem dhe i lavderueshem per keto qe thua Ne qoftese nuk e ben kete qe te thashe atehere une si Popull dhem qe je nje genjeshtar nje mashtrues dhe me gjithe mend mendojme mire ju kane bere qe ju kane larguar nga Policia dhe ne mendojme qe nga Hajdar te therasim

    Përgjigju
  • Aprripa: 06/06/2018 14:57

    Nje sqarim per lexuesit e gazetes "Shqiptarja": Keta pseudopolice qe flasin si ish-police nuk kane fare lidhje me Policine e Shtetit. I pari, ky me xhakete blu eshte Aleks Lek Hajdari, ish futbollist i Terbunit te Pukes qe nuk arriti te shkelqente ne fushen e fizkultures dhe tashti po na jep mend ne fushen e policise. Nese i mbani mend ata dinamitet ne fabriken e cimentes ne Fushe Kruje per hesap te tij jane vene. Nuk po e zgjas me shume ne kete aspekt por Aleks po e lexove kete e di mire se per se behet fjale... Ky "seriozi" ne te djathte te fotos eshte Fatmir Arif Amuli me profesion kaldaist qe eshte bere polic sepse ka merite ngjitjen nga kolonat ne ballkonin e Teatrit "Migjeni" per te takur Berishen qe po mbante fjalim!! Nuk ka shkollen e mesme pavaresisht se ka marre histori-gjeografine ne universitetin e Shkodres. Tipik i paafte, hajdut me cizme, mashtrues, delenxhi, pijanec (ne 2012 aksidentoi rende me makinen e shtetit nje person tek Freskia dhe theu nja 2-3 shtylla dhe iku ne Velipoje pa e marre vesh se kishte bere aksident!! ceshtje te cilen e fshehu dhe vazhdon te paguaje pension te aksidentuarit per amputimet qe i shkaktoi....

    Përgjigju
    • Elbasanlliu: 06/06/2018 18:52

      Per kete me kollare ne te majte po ju sqaroj una, Ismail Elezi, ose Ili ka qene polic tatimor ne Elbasan (grupseksioni PD nr. 2 Elbasan) dhe si elbasanlli qe ka qejf b...lepirjen u be drejtor i krimit ekonomik. Tashti bon sikur ka shpik kollaren .....

  • Tutu: 06/06/2018 14:02

    Ky Hajdari qe paska qene polic cfare beri ne kohen e vet per Lazaratin dhe gjith veriun qe vetem kanabis mbillte... qenka hajdar kmplet..

    Përgjigju
    • gac: 06/06/2018 15:51

      Po denoncoji ne polici more zoteri.Kush te pret ta besh kete.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)