TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u pyet sot në SPAK për rreth 1 orë e 30 minuta. I pyetur se për çfarë u pyet nga prokurorët e posaçëm, Leli zgjodhi t’iu përgjigje gazetarëve duke thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Ende nuk dihet se për çfarë çështje është thirrur Dritan Leli në SPAK. Leli është paraqitur në SPAK edhe në vitin 2022, kur drejtonte Bashkinë e Vlorës. Asokohe u raportua se Leli ishte pyetur për një çështje tjetërsimi pronash, si person në dijeni.